Rekuem për “Sokratin” shqiptar!

Atë ditë dhjetor u takuam rastësisht para ngrehinës së Teatrit Popullor. Mirushi ecte i menduar, si Sokrati i lashtësisë, të luajtur mjeshtërisht në skenë.


Nga Agim Janina

Rekuem…

Atë ditë dhjetori, të ftohtë, por me diell u takuam rastësisht para ngrehinës së Teatrit Popullor. Mirushi ecte i menduar, si Sokrati i lashtësisë, të luajtur mjeshtërisht në skenë.

U përshëndoshëm dhe bëmë një fotografi. Aty shkëmbyem disa fjalë.

Takimi me Mirushin të fuste në një botë magjike. I thjeshtë deri në përulësi, nuk pranonte lavdërime. Fliste thjeshtë dhe ngulmonte tek fati që kishte të interpretonte role të spikatur.

Nuk ishte i bukur, por burrëror, fisnik dhe shumë tërheqës në pamje. Dhe kur la mjekër tiparet e tij morën pamjen e një filozofi. Kjo nuk e pengoi të interpretonte, po njëlloj si më parë, pa mjekër, nga se zotëronte një plastikë të shumëanshme, duke dhënë me muskujt e shumtë të fytyrës plastika domethënëse e shprehje nga më të ndryshmet.

Kur ngjitej në skenë e zotëronte të gjithën, ndërsa kur nxirrte nga goja batutat gozhdonte spektatorët me stërhollimet e zërit, ndërsa sytë e gjallë i shkëlqenin dhe plotësonin personazhin që interpretonte.

Aktor i shumëanshëm, prania e tij në skenë krijonte magji thithëse. E detyronte shikuesin ta ndiqte i mbërthyer tek ai, si në qendrim, lëvizje apo edhe kur qendronte thjesht pa folur e lëvizur, duke ndjekur batutat e personazhe të tjerë dhe gjithçka i pasqurohej në fytyrë. Edhe atëhere ai jepte dhe transmetonte gjithë qenien e personazhit.

Për rolin e Sokratit është shkruar shumë, aq sa është njesuar si Sokrati shqiptar, por në një rol tjetër, tek drama me një personazh “Zoti Ibrahim dhe lulet e kuranit”, të Erike Emanuel Shmid, francez me prejardhje hebreje, romancier, profesor dhe Doktor në filozofi, ai shpalosi një tjetër përmasë.

Vepra është e shkurtër, venë në shumë teatro të botës, kthyer edhe film, ku rolin e luan Omar Sherif, por idetë e saj, për mesazhet si harmonia, mirëkuptimi, toleranca, përtej përkatësive fetare apo ndërmjet kombeve, ishin më shumë se aktuale për Shqipërinë. Në këtë kuptim vepra tingëllonte bukur shqip dhe Kabashi i sendërtoi ato në skenë në një interpretim brilant, edhe pse ishte me grip, i cili ndihej në të gjithë qenien e tij, por ai si zot i skenës e tejkaloi dhe i ktheu pjesë të rolit, duke shpalosur me të gjithë qenien e tj, lëvizjet në skenë, mimikat e pafundme të fytyrës, gjithë dashurinë njerëzore, në të gjitha nuancat e saj.

E dha dramën në Durrës, Tiranë, Peshevë, Ulqini, Gjakovë dhe Prishtinë për të rrugëtuar me sukses të merituar edhe në Toronto të Kanadasë dhe në Gjenevë, kudo me sukses, duke marrë duartrokitje të pafundme…

Apogjeu i interpretimit ishte fundi tragjik i saj, ku Mirushi i mbërthyer në rolin e Ibrahimit rigon lot nga sytë. Ishin lotët e dhimbjes edhe të vetë atij.

Por rolet e shumtë të Kabashit janë një enciklopedi frymëzimi për mënyrën e interpretimit dhe dhënien me vërtetësi të personazheve.

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…