14 projektet strategjike të Tiranës në buxhetin 2024

I pari mbetet Teatri i ri i Tiranës, e dyta Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik- TEDA


Të paktën 14 projekte strategjike parashikohen të mbështeten financiarisht nga buxheti 320 milionë euro i Bashkisë së kryeqytetit për vitin 2024.

Në listën e hartuar në relacionin e projektbuxhetit bien në sy disa nga projektet që kanë vite që lakohen ku një pjesë janë në ndërtim, e disa të tjera ende në letër apo në fillesat e konceptimit. Por cilat janë në fakt këto projekte?

I pari mbetet Teatri i ri i Tiranës që tashmë ka kohë që ka nisur ndërtimin. E dyta Zona e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik- TEDA për të cilën në gusht të këtij viti u lidh kontrata për ndërtimin e infrastrukturës brenda kësaj zone.

Sipas studimit të fizibilitetit dhe planit të biznesit të hartuar për implementimin e këtij projekti do të investohen në total 1.5 miliardë lekë dhe parashikohet të krijohen rreth 5-7 mijë vende pune të reja. Ky projekt gëzon statusin e investimit strategjik dhënë nga Komiteti i Investimeve Strategjike pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve.

Projekti i tretë i Tiranës Policentrike përmendur edhe në planin e zhvillimit të kryeqytetit synon që të ketë një zhvillim me disa pole të qytetit dhe jo i përqendruar në vetëm një pjesë kryesisht qendra. Projekti parashikon që Poli Verior të jetë Bulevardi i Ri, ai i Kombinatit dhe Poli i ish-Uzinës së Autotraktorëve.

Projekti tjetër është zgjerimi i Lumit Lana që parashikon ndërhyrje përmirësuese teksa Lana do të zgjatet nga Kashari deri në Shkozë.

Unazat e Tiranës janë një tjetër projekt i rëndësishëm i cili është në vijim. “Përfundimi i Unazës së Madhe të Tiranës (Unaza 5-të) përbën një hap të rëndësishëm drejt lehtësimit të trafikut duke qenë se shërben si bypass për transportin e mallrave larg zonës urbane” thuhet në relacion.

Transporti i Gjelbër në Tiranë – Green Transport Tirana është një tjetër projekt që po mbështetet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. projekti ka përfituar një kredi 110 milionë euro dhe në korrik të këtij viti ishte MIE që njoftoi fazën e shprehjes së interesit. Projekti parashikon të sigurojë një pjesë të konsiderueshme të kërkesës në rritje të qytetit për lëvizshmëri përmes transportit publik me autobus të qëndrueshëm, të gjelbër, tërheqës, të sigurt, të rehatshëm dhe të aksesueshëm. Më konkretisht, Projekti synon (i) përmirësimin e cilësisë së shërbimit të transportit publik në tre korridoret e autobusëve dhe (ii) reduktimin e emetimeve të CO2 dhe ndotësve të ajrit në Tiranë.

Të tjerë projekte përfshijnë Muzeun e Tiranës, Stadiumin e Lojërave me Dorë, Stadiumi ‘Selman Stërmasi’ , Kopshti Botanik , Qendra e Konventave, Ekspozitave . Po kështu parashikohet Qendra Ndërkombëtare e Panaireve një projekt që më herët kaloi me vednim qeverie. Relacioni nënvizon se projekti i 13-ë është Muzeu i Artit Modern teksa do të vijojë edhe Rindërtimi.

Lexo më shumë nga

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Uldedaj sërish kampion, Balla: Mes 15 më të mirëve në botën e boksit profesionist

Suksesi i Uldedajt është një arritje historike për sportin shqiptar dhe një tjetër hap i madh për boksierin e talentuar…