Spiropali-Ligi: Shqipëria, lider në rajon për reformën e administratës publike

Ministrja Elisa Spiropali takim me drejtuesin e SIGMA-s për Shqipërinë, Timo Ligi.

Ministrja Elisa Spiropali dhe Timo Ligi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me drejtuesin e SIGMA-s për Shqipërinë, Timo Ligi.

Spiropali theksoi se “Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në Reformën e Administratës Publike”.

“Legjislacioni që garanton fleksibilitet e stabilitet, revolucioni digjital i shërbimeve që ka sjellë lehtësira për qytetarët dhe bizneset, dhe së fundmi rritja e pagave në shërbimin civil, janë vetëm disa nga masat e marra si pjesë e vizionit tonë për një administratë profesionale dhe meritokratike”, u shpreh ajo.

Ministrja theksoi se në raportin e Monitorimit SIGMA 2021, Shqipëria është vlerësuar si lider i rajonit në reformën e administratës publike.

“Qeveria mbetet e angazhuar maksimalisht në implementimin e reformave të mirëqeverisjes dhe administrimit publik, si një ndër prioritetet kyç për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian”, shtoi Spiropali.

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…