Ambasador i BE, Silvio Gonzato paraqet Letrat Kredenciale

Presidenti Begaj siguroi Ambasadorin Gonzato se Shqipëria do të vijojë të jetë partner i besueshëm i BE


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e ri të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato.

Kreu i Shtetit pranoi Letër Kredencialet dhe i uroi suksese gjatë mandatit të tij në Tiranë.

Presidenti Begaj siguroi Ambasadorin Gonzato se Shqipëria do të vijojë të jetë partner i besueshëm i Bashkimit Evropian.

Kreu i Shtetit vlerësoi ecurinë e negociatave dhe u shpreh se Shqipëria pret që brenda këtij viti të mbahet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.

Gjatë bisedës, u shprehën vlerësime pozitive për rezultatet e deritanishme të reformës në drejtësi.

Presidenti Begaj garantoi mbështetjen e plotë të Institucionit që drejton për bashkëpunim në mbarëvajtjen e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjatë takimit, u vlerësua roli i Shqipërisë në promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe në arenën ndërkombëtare.

Në veçanti, u çmua kryesimi me sukses i Këshillit të Sigurimit në OKB, si dhe pjesëmarrja vitin e ardhshëm në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB dhe në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”