Greqia dhe Turqia nënshkruajnë deklaratën për marrëdhënie të mira fqinjësore

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas vizitës shumë të ndjekur të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan në Athinë.


Greqia dhe Turqia kanë nënshkruar ditën e sotme një deklaratë të përbashkët për marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas vizitës shumë të ndjekur të presidentit turk Rexhep Tayip Erdogan në Athinë.

“Gjeografia dhe historia kanë diktuar që ne të jetojmë në të njëjtën lagje.. herë pas here në konfrontim. Por ndjej një përgjegjësi historike për të shfrytëzuar këtë mundësi për të sjellë të dy shtetet krah për krah, ashtu siç janë kufijtë tanë”, mësohet të ketë thënë kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndërkohë, mirë duket se ka shkuar edhe takimi i presidentit turk Erdogan me presidenten greke Katerina Sakellaropoulou.

Transmetuesi publik grek ERT raporton se Erdogan i tha kreut të shtetit grek se vizita e tij në Athinë përshëndeti fillimin e një epoke të re mes dy vendeve, fqinjëve të shqetësuar dhe rivalëve historikë të NATO-s.

“Unë besoj se ky samit do të jetë një mundësi për një fillim të ri në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Turqisë ”, citohet të ketë thënë lideri.

“Ministrat e dy vendeve do të kenë takime konstruktive. Ne do të diskutojmë se çfarë hapash mund të ndërmarrim për të gjitha çështjet. Janë bërë përgatitjet nga ministrat… Besoj se do të jetë më mirë për të ardhmen e të dyja palëve të flasin duke e parë gotën gjysmë plot.”

Sakellaropoulou tha se pavarësisht dallimeve që ndajnë dy kombet, ishte jetike duke pasur parasysh ngjarjet që po shpalosen në rajon për të rregulluar gardhet.

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.