Identifikimi i mjeteve motorike të vjedhura ose të manipuluara, EU4LEA mbështetje DPSHTRR-së

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja nënshkroi sot një marrëveshje me përfaqësuesin e EU4LEA, Richard Dullnigg


Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), Blendi Gonxhja nënshkroi sot një marrëveshje me përfaqësuesin e EU4LEA, Richard Dullnigg përmes së cilës DPSHTRR mbështetet për identifikimin e mjeteve motorike të vjedhura ose të manipuluara.

EU4LEA i dhuroi DPSHTRR-së pajisje lexuese të numrit identifikues dhe gjenerimit të të dhënave të automjeteve.

Nëpërmjet këtyre pajisjeve, të cilat do të furnizohen në çdo drejtori rajonale mundësohet eliminimi i tentativave për regjistrimin e mjeteve të vjedhura apo manipuluara duke ofruar shërbime më të sigurta me rritje të kapaciteteve teknike dhe staf të kualifikuar/trajnuar.

Po ashtu, përmirësimi i metodave të kontrollit nëpërmjet lexuesve special elektronik OBD dhe databazave globale të verifikimit të të dhënave teknike të mjeteve rrugore.

“Luftojmë abuzimet dhe manipulimet, nëpërmjet identifikimit të automjeteve me metodën e “verifikimit të shumëfishtë” referuar dokumentacionit të origjinës, targetave, pllakave, kodifikimeve nga fabrikimi, informacionit digjital në modulet elektronike të automjeteve”, u shpreh Gonxhja.

Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri, i njohur me shkurtesën e tij si EU4LEA, është një projekt asistence teknike i financuar nga BE, i krijuar për të mbështetur dhe ndihmuar agjencitë kryesore të zbatimit të ligjit në Shqipëri, veçanërisht Policinë e Shtetit Shqiptar, Ministrinë e Brendshme, SPAK (SPO dhe NBI), Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë Prokuroritë e Rretheve, në arritjen e objektivave të tyre dhe afrimin e performancës së tyre me standardet e BE-së.

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Muse-X çel siparin, Tirana kthehet në vendtakimin e industrisë muzikore, dialogut kulturor dhe bashkëpunimit rajonal

MUSE-X, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan, çeli sot siparin në sheshin “Italia”…