Miratohet buxheti dhe paketa fiskale 2024

Kuvendi miratoi nen për nen dhe në tërësi buxhetin e vitit 2024 me 74 vota pro dhe 4 kundër.


Salla e seancave plenare të Kuvendit u mbush sërish me tym nga tymueset që ndezën deputetë të opozitës ndërsa zhvillohej seanca e miratimit nen për nen të projektbuxhetit dhe paketës fiskale 2024. Deputetët të cilët nuk u lejuan nga Garda të bllokojnë foltoren nisën t’i bien tavolinave dhe ndezën tymuese ndërsa kryeparlamentarja Lindita Nikolla hodhi për votim pikat e rendit të ditës.

Seanca plenare e Kuvendit vijoi mes tymit dhe shashkave të hedhura nga deputetë të opozitës. Kuvendi miratoi nen për nen dhe në tërësi buxhetin e vitit 2024 me 74 vota pro dhe 4 kundër.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro dhe 2 kundër projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë””, të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro 3 dhe kundër projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 75 vota pro dhe 4 kundër projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar”.

Tensionet mes deputetëve të opozitës dhe punonjësit të Gardës, nisën që në momentin që në momentin e hyrjes së tyre në Parlament ku iu nënshtruan kontrolleve ndërsa më pas ata vendosën karriget e deputetëve para foltores.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.