Një takim i bukur dhe një MINI-KONKURS për letërsinë feministe

Fushata “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”


Menaxheri i platformës më të madhe online të librit shqip, Bukinist.al, Dr. Albert Gjoka ishte i ftuar në aktivitetin e organizuar në kuadër të fushatës së “16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore” nga organizatat “Gruaja tek Gruaja” dhe “ZDB” në qytetin e Shkodrës.

Të pranishëm ishin edhe poetja dhe botuesja Rita Petro dhe drejtoresha e Bibliotekës “Marin Barleti” në Shkodër, Ledia Dushi.

Takimin e drejtoi autori dhe aktivisti Suad Arilla.

Në këtë takim u theksua rëndësia e promovimit të letërsisë feministe si një rrugëtim që e ndihmon secilin prej nesh për të kuptuar gruan dhe vetveten përmes procesit të leximit. Bukinist.al ka listuar rekomandime të kësaj literature të cilat i gjeni online tek: https://bit.ly/3uKLPTg

Në fund të takimit, të pranishmit morën libra dhuratë nga organizatat “Gruaja tek Gruaja” dhe “ZDB”, të cilat, së bashku me ekipin e Bukinist.al, – i ftuam lexuesit që të ndajnë përvoja leximesh për librat që u kanë pëlqyer nga letërsia feministe.

Për tri përshtypjet më të mira do të ketë çeçe librash (gift cards) në vlerat 2000, 3000 dhe 5000 lekë të reja.

Përshtypjet mund të dërgohen tek e-maili: [email protected] deri më datë 26 dhjetor 2023. Duke falënderuar përzemërsisht organizatorët dhe autorin Suad Arilla, po ndajmë me ju disa foto nga momentet e takimit.

Rama: Shpejtësi e paprecedent në hapjen e kapitujve të negociatave me BE si asnjë vend i rajonit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste nënvizoi sot rëndësinë e një fitoreje të thellë në zgjedhjet e 11…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Shpejtësi e paprecedent në hapjen e kapitujve të negociatave me BE si asnjë vend i rajonit

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste nënvizoi sot rëndësinë e një fitoreje të thellë në zgjedhjet e 11…