
“Republika e Rakisë”
Tirana nismë për promovimin e pijes tipike shqiptare si pjesë e trashëgimisë kulturore.

Bashkia e Tiranës sjell më 8-9 dhjetor eventin “Republika e Rakisë”, e cila ka në fokus një nga pijet tradicionale shqiptare “rakinë”, si një produkt tipik dhe turistik shqiptar i cili është pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.
Ky event do të mbledhë sëbashku aktorë të ndryshëm, operatorë, prodhues, personalitete të njohura dhe ekspertë të fushës së rakisë, enologë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, të cilët do kenë mundësi të diskutojnë tema të ndryshme mbi promovimin e pijes tradicionale shqiptare ‘raki’ dhe krijimit të urave të bashkëpunimit mes operatorëve dhe prodhuesve shqiptarë.
Ky projekt synon rritjen e prodhimit të rakisë si produkt tipik tradicional dhe turistik e po ashtu edhe promovimin e këtij produkti tek turistët dhe rezidentët e huaj.