Sipërmarrësit serbë, mundësi bashkëpunimi në bujqësi dhe turizëm
Dhoma e Tregtisë e Serbisë u përfaqësua në edicionin e 29-të të Panairit, të organizuar nga Klik Ekspo Group
Dhoma e Tregtisë e Serbisë u përfaqësua në edicionin e 29-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, organizuar nga Klik Ekspo Group, si një partnere e rëndësishme dhe e qëndrueshme, në vijim të një bashkëpunimi të ngushtë prej afro 20 vitesh.
Duke përfshirë pjesëmarrjen e 22 kompanive në sektorë të ndryshëm kryesisht në ndërtim,indrustrinë ushqimore, të prodhimit të ushqimit të kafshëve, industrinë e tekstileve dhe të tjera. Dhoma Serbe e Tregtisë ēshtë një nga ekspozuesit më të mëdhenj dhe divers në panair, duke tërhequr vëmendjen e vizitorëve dhe të ekspozuesve pjesëmarrëse në këtë event.
“Dhoma jonë e tregtisë vjen në panairin e këtij viti jo vetëm si një përfaqësi më e madhe me biznese që operojnë në fusha të ndryshme, por edhe si një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Klik Ekspo Group, prej vitesh tashmë,për një partneritet të sukseshëm dhe besues. Jemi shumë mirënjohës për organizmin dhe përkushtimin e organizatorëve për krijimin e frymës së bashkëpunimit”, tha Tatjana Beuk Pirusic, Këshilltare e Dhomës Serbe të Tregtisë.
Pirusic theksoi se Dhoma Serbe e Tregtisë sheh dy sektorët më të rëndësishëm, për nxitjen e bashkëpunimeve bilaterale zhvillimin e investimeve në sektorin privat: bujqësinë dhe turizmin.
“Shqipëria ka disa avantazhe në bujqësi, në aspektin gjeografik, edhe në diversifikimin e prodhimeve bujqësore. Ne importojmë perime të freskëta, si dhe ato të prodhimit të hershëm nga Shqipëria dhe kētu bashkëpunimi me bizneset private është shumë thelbësor për intensifikimin e marrëdhënieve tregtare. Pika e dytë e fortë, është roli i Shqipërisë në sektorine turizmit. Në këtë kontekst qëllimet tona konvergojnë për mundësi të shumtatë marrëdhënieve tregtare, si në industrinë e ndërtimit ose në sigurimin dhe furnizimin e disa ushqimeve specifike përhotelet dhe restorante”, u shpreh Tatjana Beuk Pirusic, Këshilltare e Dhomës Serbe të Tregtisë.
Në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës 2023, që u organizua nga data 6-9 dhjetor nga KLik Ekspo Group, morën pjesë 200 kompani nga 20 shteteve, të cilat prezantuan mundësi dhe risi bashkëpunimi në sektor potencial të ekonomisë tonë.
(Marrë nga ATSH)