Parada e Shqiptarëve në Nju Jork, Veliaj takon Kepin

Pas suksesit të Paradës së shqiptarëve në Tiranë më 28 nëntor, kanë nisur përgatitjet për Paradën në Nju Jork.


Pas suksesit të Paradës së shqiptarëve në Tiranë më 28 nëntor, kanë nisur menjëherë përgatitjet për Paradën në Nju Jork.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bashkë me drejtuesin e “Rrënjët Shqiptare”, kanë nisur përgatitjet për Paradën e Nju Jorkut në Qershor 2024 ku do të ketë shumë grupe folklorike.

“A ju pëlqeu Parada e Shqiptarëve këtë 28 Nëntor?

Bashkë me Marko Kepi nisëm përgatitjen për Paradën e Nju Jorkut në Qershor 2024 ku do kemi shumë grupe folklorike e ansamble nga e viset tona me “Rrënjët Shqiptare”

Më pas rikthehemi sërish në viset tona për 28 Nëntor, 2024”, shkruan Veliaj.

Për herë të parë në Tiranë u mbajt Parada e Shqiptarëve me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada mblodhi mbi 200 ansamble popullore dhe mijëra shqiptarë nga treva të ndryshme. 47 kryetarë komunash arbëreshe ishin gjithashtu të pranishëm në këtë paradë, të cilët erdhën për herë të parë për të festuar.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e Politikës.