Aleksandër Çipa, Drejtori i ri i Përgjithshëm i “News24”

Grupi mediatik, News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Radio News24 premton risi për vitin 2024


Grupi mediatik, News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Radio News24 premton risi për vitin 2024 nën një drejtim të ri.

Këtë të mërkurë presidenti i “Hysenbelliu group” z.Irfan Hysenbelliu prezantoi para stafit të medias drejtorin e ri të Përgjithshëm, të cilit i është besuar drejtimi i mediave më të rëndësishme në tregun mediatik shqiptar.

Kjo detyrë i është besuar Aleksandër Çipës, një figurë me përvojë të gjatë në televizion dhe në gazetari dhe themelues i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri.

Teksa bëri prezantimin para bordit dhe gazetarëve, Z.Irfan Hysenbelliu premtoi risi për vitin e ri. Ai vlerësoi bashkëpunimin për gati 2 dekada me Robert Rakipllarin, gjatë drejtimit të tij të grupit mediatik. “Me Robert Rakipllarin kemi patur një bashkëpunim të sinqertë për 18 vjet. Përvoja që krijoi në drejtimin e grupit mediatik do t’i shërbejë në suksesin e mëtejshëm të tij”, tha z.Hysenbelliu dhe e uroi për rrugën e tij drejt eksperiencave të reja.

Z.Hysenbelliu theksoi se Aleksandër Çipa është një njohës i mirë i medias dhe ka përvojë të gjatë në gazetari, përvojë që do ta përcjellë me sukses në punën e tij në krye të medias së grupit.

“Kam besim se përvoja e tij do të shërbejë që grupi ynë mediatik të mbetet i pari në tregun e informacionit dhe televizionin News24 të jetë si gjithmonë, televizioni i të gjithë shqiptarëve dhe i pari për lajmin e minutës së fundit dhe të saktë.”, tha Z.Hysenbelliu./Balkanweb

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.