Begaj, vizitë zyrtare në Bullgari

Presidenti Bajram Begaj u nis sot në Sofje për një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.


Presidenti Bajram Begaj u nis sot në Sofje për një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit të Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Agjenda parashikon takimin kokë më kokë të kryetarëve të dy shteteve, takimin e delegacioneve përkatëse si dhe konferencën e përbashkët për shtyp të Presidentit Begaj me Presidentin Radev.

Marrëdhëniet dypalëshe, roli i Shqipërisë dhe i Bullgarisë në rajon dhe më gjerë si pjesë e NATO-s dhe i organizmave të tjerë ndërkombëtare e rajonale si dhe bashkëpunimi në kuadër të Bashkimit Evropian do të jenë në fokus të bisedës së Presidentit të Shqipërisë dhe homologut të tij bullgar.

Presidenti Begaj do të pritet edhe nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare të Bullgarisë, Rosen Zhelyazkov.

Gjithashtu Presidenti Begaj do të zhvillojë një vizitë te trupat ushtarake shqiptare që janë të pozicionuara në Novo Selo, si pjesë e programit të NATO-s “Enhance Vigilant Activity”.

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…