Konferenca e punës ekonomike vendos si objektivin e rritjes ekonomike në nivelin 5% për vitin 2024

Konferenca vjetore e Punës Ekonomike Qendrore, që u mbajt në Pekin nga data 11 deri në 12 Dhjetor, vendosi prioritetet ekonomike për vitin 2024


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Konferenca vjetore e Punës Ekonomike Qendrore, që u mbajt në Pekin nga data 11 deri në 12 Dhjetor, vendosi prioritetet ekonomike për vitin 2024. Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike është një takim vjetor, i cili përcakton agjendën kombëtare për ekonominë, për sektorët financiarë dhe bankarë. Udhëheqësit kryesorë të Kinës theksuan rëndësinë e progresit ekonomik gjate vitit 2023. Nisur nga arritjet ekonomike konferenca ka mbështetur pritshmëritë e ekonomistëve për një objektiv të rritjes ekonomike prej rreth 5% për vitin 2024. Në këtë Konferencë është vënë në dukje se përparim i rëndësishëm është bërë në ndërtimin e një sistemi industrial modern; janë arritur përparime të reja në inovacionin shkencor dhe teknologjik; reforma dhe hapja janë avancuar në thellësi dhe mjetet e jetesës së njerëzve janë garantuar në mënyrë efektive.


Xinhua

Ekonomia e Kinës pritet të rritet me 5.4% këtë vit, pasi ka bërë një rimëkëmbje të fortë të ekonomisë. FMN ka rishikuar rritjen ekonomike me 0.4 pikë përqindjeje në krahasim me parashikimet e mëparshme, duke reflektuar një rritje më të fortë se sa pritej në tremujorin e tretë. Zëvendës Drejtoresha e Parë Menaxhuese e FMN, Gita Gopinath, ka theksuar “se gjatë dekadave të fundit, Kina ka tejkaluar vendet e tjera në nivele të ngjashme zhvillimi, duke u rritur me mbi 8 përqind në vit që nga viti 2000, duke përmirësuar ndjeshëm standardet e jetesës dhe duke eliminuar varfërinë ekstreme, duke reflektuar një rimëkëmbje të fortë pas COVID”.

Ekonomia e Kinës këtë vit ka treguar një rimëkëmbje të madhe dhe një zhvillim me cilësi të lartë. Qeveria ka nisur të ndërmarrë muajt e fundit një sërë masash politike për të mbështetur rimëkëmbjen e dobët ekonomike pas pandemisë, e cila u ndikua nga kriza e pronave, rreziqet e borxhit të qeverisë vendore, rritja e ngadaltë globale dhe tensionet gjeopolitike. Banka Qendrore ka ofruar ulje modeste të normave të interesit duke ndjekur një politikë ekspansioniste për të mbështetur rritjen ekonomike. Në tetor, është miratuar një plan për të emetuar një trilion juanë në obligacione sovrane deri në fund të vitit, duke rritur objektivin e deficitit buxhetor 2023 në 3.8 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto nga 3 për qind që ishte parashikimi fillestar.


Xinhua

Të dhënat e publikuara kohët e fundit gjithashtu tregojnë vrullin e rritjes së vazhdueshme të treguesve ekonomikë. Zyra Kombëtare e Statistikave, sipas të dhënave paraprake, vlerëson produktin e Brendshëm Bruto në nëntë muajt e vitit 2023 në 91,302.7 miliardë yuanë, me një rritje reale në 5.2 përqind. Nga janari në tetor 2023, tregtia e jashtme u zgjerua me 1.8 për qind nga viti në vit. Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në vend u rritën me 6.9 për qind dhe shërbimet u rritën në 7.1%. Indeksi i çmimeve të konsumit mbetet modest, për periudhën janar – tetor në 0.4% në bazë vjetore. Prodhimi industrial u rrit në 4.6% dhe prodhimi i energjisë u rrit në 4.4%. Investimet në asete fikse u rritën në 2.9% dhe investimet në pasuri të paluajtshme u rritën në 9.3%. Kina mbetet motori kryesor i ekonomisë botërore, me kontributin e saj në rritjen ekonomike globale në nivelin mbi 30 për qind. Në nivel global Investimet e Huaja Direkte në Kinë arritën në 15% në vitin 2022. Numri i sipërmarrjeve të huaja u rrit në 37814 nga janari deri në shtator të vitit 2023, me një rritje prej 32.4% nga viti i kaluar.

Konferenca e Punës renditi prioritetet për vitin 2024, duke nënvizuar që : (i) inovacioni i teknologjisë shkencore duhet të udhëheqë zhvillimin e një sistemi industrial modern, (ii) duhet bërë më shumë për të zgjeruar kërkesën e brendshme, (iii) reformat në fushat kryesore duhet të thellohen, (iv) hapja ekonomike me standarde të larta duhet të zgjerohet, (v) rreziqet në fushat më të rëndësishme duhet të parandalohen, të zbuten në mënyrë të vazhdueshme dhe efektive, (vi) duhen bërë përpjekje të vazhdueshme për të bërë një punë të mirë në lidhje me bujqësinë, zonat rurale dhe fermerët, (vii) duhen bërë përpjekje për të lehtësuar zhvillimin e integruar urban-rural dhe zhvillimin e koordinuar rajonal, (viii) duhet bërë më shumë për të avancuar ruajtjen ekologjike dhe për të promovuar zhvillimin e gjelbër dhe me karbon të ulët, (ix) përpjekjet duhet të bëhen për të siguruar dhe përmirësuar jetesën e njerëzve.


Xinhua

Arritja e objektivave të tillë do të kërkonte që Kina të vazhdojë të zbatojë një politikë monetare të kujdesshme dhe një politikë fiskale proaktive në vitin 2024. Stimuli fiskal mbetet shumë i rëndësishëm për të stimuluar kërkesën agregate nëpërmjet nxitjes së konsumit dhe investimeve. Stimuli monetar pritet të luajë një rol më të kufizuar pasi një diferencë më e zgjeruar e normave të interesit me vendet perëndimore mund të dobësojë më tej monedhën e vendit dhe të inkurajojë daljet e kapitalit. Një riorientim i shpenzimeve fiskale drejt individëve dhe një lehtësim shtesë nëpërmjet normave të interesit do të mbështeste rritjen dhe investimet.

Gjithashtu duhet të nxiten përpjekjet për të siguruar që kostot e përgjithshme të financimit të bien në mënyrë të qëndrueshme dhe të mbahet kursi i këmbimit RMB në një nivel të qëndrueshëm dhe të balancuar. Politikat mbështetëse makroekonomike janë të nevojshme për të forcuar koordinimin në politikat fiskale; monetare; të punësimit; politikat industrial; rajonale; të shkencës dhe teknologjisë dhe mjedisit; aktivitetin mes rregullimit të nevojshëm të sektorit të pronës si dhe reformave strukturore për të adresuar borxhin e qeverisjes vendore.


Xinhua

Duke bërë thirrje për vazhdimin e ndërtimit të një mjedisi biznesi të orientuar nga respektimi i ligjit dhe nga tregu është theksuar nevoja për të hequr në mënyrë efektive pengesat për investitorët e huaj për të ardhur në Kinë për biznes, studim, si dhe për të bërë një punë të mirë për të mbështetur bashkëpunimin me cilësi të lartë të iniciativës një Brez një Rrugë. Për sa i përket sektorit të pasurive të paluajtshme, Kina do të përshpejtojë ndërtimin e një modeli të ri zhvillimi dhe do të koordinojë zgjidhjen e rreziqeve të borxhit lokal dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Në Konferencë u vu në dukje se duhet të bëhen përpjekje për të forcuar mbikëqyrjen politike për të avancuar luftën kundër korrupsionit, për t’i dhënë një goditje të rëndë formaliteteve të pakuptimta, burokratizmit si dhe për ta bërë mbikëqyrjen më efektive.

Burimi: CRI.CN

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…