Mbyllja e mandatit 2-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, Hasani vizitë në Nju Jork

Shqipëria mbyll më 31 dhjetor mandatin e saj 2-vjeçar si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë vizitë në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara në datat 14 dhe 15 dhjetor 2023, në kuadër të muajit të fundit të mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Sipas njoftimit zyrtar të MEPJ-së, më 14 dhjetor, ministri Hasani kryeson takimin me temë “Fuqizimi i të rinjve për të trajtuar çështjet e pajtimit, paqes dhe stabilitetit: formësimi i një të nesërme më të ndritshme”.

Kryediplomati shqiptare do të marrë pjesë më 15 dhjetor, në takimin “Trajtimi i kërcënimit që paraqet diversioni, trafikimi i paligjshëm dhe keqpërdorimi i armëve të vogla dhe të lehta dhe municioneve të tyre, për paqen dhe sigurinë.”

Ministri Hasani merr pjesë në takimin me dyer të mbyllura “Iniciativa për angazhime të përbashkëta: Përshpejtimi i axhendës “Gratë, Paqja dhe Siguria” në Këshillin e Sigurimit”.

Gjatë qëndrimit në Nju-Jork, ministri Hasani do të pritet në takim nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Shqipëria mbyll më 31 dhjetor mandatin e saj 2-vjeçar si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit.

Gjatë kësaj periudhe 2-vjeçare vendi ynë me përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive në punimet e Këshillit ka dëshmuar qartë se i përket një aleance vlerash politiko-strategjike të konsoliduara prej vitesh, si një vend që ka bërë dhe vazhdon të japë një kontribut të qenësishëm për paqen dhe stabilitetin global, duke pasur si prioritet rajonin, kontinentin evropian e më gjerë.

Ky mandat në Këshill ofroi mundësinë për të forcuar marrëdhëniet tona me partnerët dhe aleatët tanë strategjikë, por në të njëjtën kohë edhe për të zhvilluar pozicione në lidhje me çështjet dhe situatat në mbarë botën.

(Marrë nga ATSH)

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…