
Ngrihet flamuri kuq e zi në qendrën e NATO-s në Itali
Në Qendrën e Dislokueshme të Komandim Kontrollit Ajror ( DACCC) të NATO-s, në Itali u ngirt sot flamuri shqiptar.

Në Qendrën e Dislokueshme të Komandim Kontrollit Ajror ( DACCC) të NATO-s, në Itali u ngirt sot flamuri shqiptar.
Ministria e Mbrojtjes ndau foto nga kjo ceremoni, teksa theksoi se flamuri kuq e zi u ngrit për herë të parë, për të nderuar 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Qendrën e Dislokueshme të Komandim Kontrollit Ajror ( DACCC) të NATO-s, në Poggio, Renaticio, Ferrara, në Itali.
Ministria e Mbrojtjes e cilësoi përfaqësim dinjitoz të forcave tona, në të gjitha misionet përkrah vendeve partnere.