Rama përpara samitit në Bruksel: Krenar për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet një vit pas Samitit të mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Rama ndau disa pamje përpara samitit, teksa u shpreh krenar për Shqipërinë.

Përpara Samitit, Këshilli Evropian publikoi konkluzionet e tij, ku përgëzon tij bashkëpunimin me Shqipërinë, ndërkohë që kërkon hapjen sa më shpejt të grupit të parë negociues me Shqipërinë.

Në Konkluzionet e Këshillit për Zgjerimin, të miratuara nga Këshilli më 12 dhjetor për Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën, Turqinë, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë, përshëndetet bashkëpunimi me Tiranën në procesin integrues.

Këshilli përshëndet konferencën e parë ndërqeveritare të mbajtur me Shqipërinë në korrik 2022.

Ai përshëndet progresin e reformave të bërë në vitin e kaluar, duke përfshirë përfundimin me sukses të takimeve të procesit të screening. Këshilli pret me padurim të ndërmarrë hapat e ardhshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe hapjen e grupit të parë negociues sa më shpejt të jetë e mundur.

Samiti i fundit mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u zhvillua në Tiranë në 6 dhjetor 2022. Ky ishte samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që është zhvilluar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri në Korçë, infrastrukturë model e shërbimit shëndetësor

Spitali rajonal i Korçës është një tjetër infrastrukturë e re, që do të ringrihet nga themelet jo vetëm si një…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Brenda vitit nisin punimet për Spitalin e ri në Korçë, infrastrukturë model e shërbimit shëndetësor

Spitali rajonal i Korçës është një tjetër infrastrukturë e re, që do të ringrihet nga themelet jo vetëm si një…