Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

Kreu i qeverisë ndau pamje nga fotoja familjare në mbyllje të Samitit BE – Ballkani Perëndimor


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bruksel, ku po merr pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohet një vit pas Samitit të mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë, me pjesëmarrjen e liderëve të BE dhe të Ballkanit Perëndimor.

Kreu i qeverisë ndau pamje nga fotoja familjare në mbyllje të Samitit BE – Ballkani Perëndimor

Në përfundim të Samitit u miratua dhe deklarata e përbashkët BE-Ballkani Perëndimor.

Në deklaratë thuhet se, BE-ja ripohon angazhimin e saj të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe kërkon përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Në deklaratë thuhet se, BE-ja përshëndet përparimin e bërë nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin përkatës drejt BE-së që nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin tonë.

Gjithashtu, BE-ja përshëndet vendosmërinë e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për të respektuar dhe për t’u angazhuar ndaj vlerave dhe parimeve thelbësore evropiane, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. BE-ja përshëndet gjithashtu angazhimin e përsëritur të partnerëve të Ballkanit Perëndimor për t’u dhënë përparësi demokracisë, të drejtave e vlerave themelore dhe shtetit të së drejtës.

Lexo më shumë nga

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…