
Spiropali: Konsolidimi i rolit të Kuvendit, prioritet kombëtar
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Forumin Kombëtar “Roli i parlamentit në proceset demokratike në Shqipëri”

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mori pjesë sot në Forumin Kombëtar “Roli i parlamentit në proceset demokratike në Shqipëri”, organizuar nga Fondacioni Westminster për Demokraci në Shqipëri, Ambasada britanike në Tiranë dhe Kuvendi i Shqipërisë.
Spiropali u shpreh se, prej Kuvendit kanë marrë jetë procese të rëndësishme demokratizuese në vend.
“Kuvendi në rolin e tij përfaqësues, ligjvënës dhe kontrollues, është një nga tre pushtetet që garanton ekuilibrat institucionalë, konsolidimin shtetëror dhe progresin demokratik”, theksoi ministrja në një postim në rrjetet sociale.
Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook
“Konsolidimi i rolit të Kuvendit përmes forcimit të instrumenteve parlamentare, zgjerimit të hapësirës për ushtrimin tërësor të funksionit kushtetues, dhe garantimin e dinjitetit shtetëror të institucionit, janë prioritet kombëtar”, u shpreh Spiropali. (Marrë nga ATSH)