Balluku: 9.25 milionë euro grant nga Komisioni Europian për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Belshit

Parku fotovoltaik i Belshit është një tjetër projekt, i cili do të mbështetet nga Komisioni Europian përmes një granti, tashmë të miratuar.


Parku fotovoltaik i Belshit është një tjetër projekt, i cili do të mbështetet nga Komisioni Europian përmes një granti, tashmë të miratuar.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku bëri të ditur sot se parku i Belshit, me 50 MW fuqi të instaluar, rrit kapacitetet prodhuese energjetike të Shqipërisë.

Sipas saj granti i miratuar nga Komisioni Europian është 9 250 000 euro, ndërsa vlera totale e investimit llogaritet 41 450 000 euro.

Prodhimi i energjisë nga panelet diellore është pjesë e rëndësishme e procesit të diversifikimit të burimeve të energjisë, bazuar në Strategjinë Kombëtare të Energjisë.

Të dhënat e fundit të publikuara nga INSTAT treguan se prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në tremujorin e tretë të vitit u rrit me 17.5 %, duke arritur vlerën 1.611 GWh nga 1.371 GWh energji të prodhuar në tremujorin e tretë të vitit 2022.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 76.7 %, nga hidrocentralet private dhe koncesionare në masën 21.5 % dhe nga prodhues fotovoltaik në masën 1.8 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Duhet të hiqet ligji i luftës, hapim epokë të re të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë

Kreu i Ekzekutivit: kryeministrin Mitsotakis dhe me qeverinë e tij, ne jemi në dialog të vazhdueshëm