Begaj në Bullgari: Ballkani Perëndimor, investim strategjik për BE-në

Begaj i shprehu mirënjohje Bullgarisë për lobimin e përfshirjes së Korridorit 8 në Rrjetin e Transportit Trans-Evropian.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj deklaroi sot se, Ballkani Perëndimor është investim strategjik për BE-në.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Presidentin bullgar, Rumen Radev në Sofje, Begaj u shpreh se, “kjo vizitë demonstron qartë marrëdhëniet shumë të mira e miqësore Shqipëri-Bullgari”.

“Shqipëria ka vullnet dhe interes për të thelluar bashkëpunimin dypalësh dhe atë për integrimin në BE”, tha Begaj.

Ai shtoi se, mbështetja e minoriteteve respektive është në interesin tonë të përbashkët

Begaj nënvizoi gjithashtu nevojën për një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe rritje të shkëmbimeve tregtare

“Janë të gjitha kushtet, kuadri ligjor dhe klima e favorshme e biznesit që ky bashkëpunim të fuqizohet”, theksoi Begaj.

Kreu i Shtetit theksoi se, “sesioni i ardhshëm i Komisionit të Përbashkët Ekonomik do t’i adresojë me kujdes mundësitë për të vënë në lëvizje mekanizmat”.

Begaj i shprehu mirënjohje Bullgarisë për lobimin e përfshirjes së Korridorit 8 në Rrjetin e Transportit Trans-Evropian.

“Kemi të njëjtën qasje me Bullgarinë; Ballkani Perëndimor është investim strategjik për BE-në, procesi i zgjerimit të vijojë. Besoj se Bullgaria do të vijojë mbështetjen edhe përgjatë gjithë procesit të negociatave me BE-në”, tha Begaj.

Begaj vlerësoi Bullgarinë për mbështetjen ndaj Kosovës në përpjekjen për anëtarësim në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare

“Bashkëpunimi në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë është i konsoliduar në kuadër të NATO-s”, tha Begaj.

(Marrë nga ATSH0

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 66 104 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në Tiranë

Nga këto, sipas shteteve kryeson Italia me 29 630 zarfe të kthyera me fletëvotimi, Gjermania 10 422, SHBA 6388. Sipas…