
Intesifikimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, ambasadori Canaj takon drejtuesit e lartë të Dhomës së Tregtisë Serbe
Ambasadori i Shqipërisë në Serbi zhvilloi një takim me drejtuesit Aleksandar Radovanović dhe Nenad Đurđević.

Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me drejtuesit e lartë të Dhomës së Tregtisë Serbe, Aleksandar Radovanović dhe Nenad Đurđević.
Sipas ambasadës, tematika e bashkëbisedimit u fokusua mbi nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit dhe intesifikimit të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook
POSTIMI I AMBASADËS
Kënaqësi të takoja drejtuesit e lartë të dhomës së tregtisë Aleksandar Radovanović dhe Nenad Đurđević. Bashkëbiseduam për nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit dhe intesifikimit të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare mes dy vendeve.