Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit: Presim nga qeveria e re në Serbi të respektojë marrëveshjet me Kosovën

O’Brien: E ardhmja e rajonit është futja e dy vendeve në tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimi në BE.


Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien në një intervistë për Zërin e Amerikës, thotë se pret që qeveria e re e Serbisë të respektojë të gjitha marrëveshjet e arritura me Kosovën në të kaluarën.

Zoti O’Brien thotë se e ardhmja e rajonit është futja e dy vendeve në tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimi në BE. Normalizmi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ishte pjesë e deklaratës së djeshme të takimit të lartë të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Qeveria e Serbisë i ka dërguar një letër BE-së, ku shprehet se deklarata është politike dhe jo e detyrueshme, duke këmbëngulur në qëndrimin e saj kundër çdo lloj njohje të Kosovës, “de fakto, apo de-jure”.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tha se pret që qeveria e re e Serbisë që do dalë nga zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit, të respektojë marrëveshjet e arritura me Kosovën.

Zoti O’Brien tha se Shtetet e Bashkuara do të prëcjellin me vëmendje mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe shprehu besimin se ato do të jenë të lira dhe të drejta.

“Populli serb mund mund të votojë për kë të dojë. Ajo që ne presim nga qeveria është që t’u përmbahet marrëveshjeve që ka arritur sa i përket Kosovës”, tha zoti O’Brien për Zërin e Amerikës.

Zyrtari i lartë amerikan shtoi se gjatë muajve të fundit është vërejtur përparim në disa nga çështjet më të diskutueshme midis dy vendeve.

“Disa nga mosmarrëveshjet kyçe kanë nisur të trajtohen si targat, doganat, formularët, e të tjerë. Kemi nevojë që kjo të vazhdojë me ardhjen e një qeverie të re. Duket të shohim përparim në të ardhmen”, tha zoti O’Brien. Ai tha se e ardhmja e rajonit varet nga marrëdhëniet e ngushta me tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në BE, një process që siç tha ai mund të kërkojë disa vite.

“Në mënyrë që të bëhen pjesë e tregut të përbashkët evropian, palët duhet të trajtojnë dallimet dhe të pranojnë kufijtë e tyre, pastaj të pajtohen të punojnë së bashku si pjesë e kësaj ndërmarrjeje më të gjerë”, tha zoti O’Brien.

Ai tha se kjo është mënyra se si BE-ja ka funksionuar që nga fillimet e saj dhe se kjo metodë ka dhënë rezultate për shumë vende fqinje që kanë pasur marrëdhënie të tensionuara ndër vite.

Ulja e tensioneve në veriun e banuar me shumicë serbe është një nga hapat e parë drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve thotë zoti O’Brien.

“Asnjëra pale nuk ka arsye për të nxitur tensione atje. Ajo zonë duhet të qëndrojë e qetë. Qytetarët serbë që jetojnë në atë rajon duhen mirëpritur në institucionet publike. Kjo mendoj unë, do t’i mbajë tensionet ulur”, tha ai.

Tensionet Kosovë-Serbi shënuan pikën më të lartë në fund të shtatorit, pas një sulmi mbi policinë e Kosovës nga një grup serbësh të armatosur, ku mbeti i vrarë një oficer policie dhe tre prej autorëve të sulmit.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë tha se palët i pret shumë punë për të ecur përpara drejt normalizimit në rrugën që janë pajtuar marsin e kalur në Ohër.

Të mërkurën, pas takimit të nivelit të lartë të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në deklaratën përfundimtare kërkohet normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, në bazë të marrëshjes së Ohrit, e cila kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.

Qeveria e Serbisë, në një letër dërguar Zyrës Diplomatike të Bashkimit Evropian, të cilën e ka siguruar Zëri i Amerikës, e quajti deklaratën dokument politik, që nuk është ligjërisht i detyrueshëm. Në letër Beogradi këmbëngul kundër çdo njohje, de fakto apo de jure të Kosovës./VOA

Lexo më shumë nga

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…