Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, në fokus të takimeve të delegacionit parlamentar në Gjenevë

Vizita e delegacionit shqiptar përkoi me 75-vjetorin e Kartës së të Drejtave të Njeriut


Delegacioni shqiptar nga nënkomisioni parlamentar për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, i kryesuar nga Eduart Shalsi, Milva Ekonomi, Sorina Koti, Pranvera Resulaj, zhvilloi takime në Palais des Nations, Gjenevë, me përfaqësues të lartë të UNDP-së dhe homologë parlamentarë.

Vizita e delegacionit shqiptar përkoi me 75-vjetorin e Kartës së të Drejtave të Njeriut. Fokusi i kësaj vizite ishte një eksplorim gjithëpërfshirës i objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe zbatimi i tyre në vendin tonë.

Vizita përfshiu takime me zyrën e UNDP-së në Gjenevë, ku u diskutua rreth objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, dhe se si parlamenti i mbështet ato në mënyrë aktive. Temat e trajtuara gjithashtu ishin në lidhjet që ata kanë me acquis të BE-së, rolin e sektorit privat në arritjen e tyre.

Në takimet me Unionin Ndërparlamentar u diskutua rreth punës së grupit parlamentar në promovimin e barazisë gjinore dhe përforcimin e ndikimit të grave në parlament.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, delegacioni pati një takim me Martin Chungong, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Ndërparlamentar, i cili theksoi rolin jetik të parlamentarëve në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe avancimin e arritjeve të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Gjatë vizitës diskutimet u fokusuan edhe në rëndësinë e veprimeve parlamentare në mbështetje të luftës kundër ndryshimeve të klimës.

(Marrë nga ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!