Rama: Optimist se ngërçi me Greqinë do të kapërcehet, Shqipëria do të bëhet Europa e Ballkanit

Kryeministri Edi Rama: Ne duam të jemi një vend europian në Ballkan dhe jo një shtet ballkanik në BE.


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se ne duam të jemi një vend europian në Ballkan dhe jo një shtet ballkanik në BE.

Gjatë një konference për shtyp lidhur me punimet e Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Rama shprehu bindjen se “Shqipëria duhet dhe mund që me punën tonë të përbashkët të bëhet Europa e Ballkanit”.

“I ka të gjitha që i duhen për t’u bërë Europa e Ballkanit dhe transformimi i brendshëm i Shqipërisë është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Ndryshimi i Shqipërisë nga një vend i prapambetur, një vend i një rrumpalle ballkanike, në një vend që funksionon si shtet anëtar i BE-së është po aq i rëndësishëm, mbase më i rëndësishëm se sa vetë anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Janë të lidhura pazgjidhshmërisht bashkë, për këtë arsye pozicioni ynë është ky”, theksoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se ka pasur një keqkuptim që është i mirëkuptueshëm se lidhet me natyrën teknike të funksionimit të procesit.

“Këshilli Europian nuk merr vendim lidhur me këtë. Ngarkon konferencën apo mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare që në ditët e ardhshme të procedojë nga pikëpamja formale teknike lidhur me të gjitha vendet, bazuar në raportet e progresit dhe indikacionet e KE-së”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se mbetet optimist që ngërçi me Greqinë do të kapërcehet.

“Por mbetem i të njëjtës bindje që ndodh apo jo, Shqipëria praktikisht nuk vonohet asnjë ditë, jo muaj e vite. Se ndërkohë do të vazhdojmë dhe bëjmë detyrat tona. Kemi në dorë një instrument të jashtëzakonshëm, modelin tonë inovativ të inteligjencës artificiale që ja kam shpërndarë gjithë miqve bashkë me një urim nga Shqipëria dhe shqiptarët. Ne do të jemi gati për BE-në, shumë më shpejt se BE të jetë gati për ne”, tha Rama.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”