Rama: Shqipëria performancë pozitive në 14 muaj në Bruksel, përgatitemi për prezantimin e radhës

Rama: Do të jemi në superformë në momentin kur ekipi ynë do të përballet me përfaqësuesit e Brukselit


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në rast se politikisht pengohet hapja formale e fazës tjetër të negociatave me Bashkimin Evropian ne do të bëjmë punën dhe në momentin që kjo pengesë do të hiqet, ne do të kemi bërë një pjesë të konsiderueshme të punës”.

Në konferencën për shtyp Rama i pyetur lidhur me procesin e integrimit tha se “do të jemi në superformë në momentin kur ekipi ynë do të përballet me përfaqësuesit e Brukselit dhe do të bëjmë prezantimin e radhës”.

Më tej, Rama tha se “në këto 14 muaj pati një performancë që la mbresa shumë pozitive në Bruksel pse Shqipëria dhe si Shqipëria arriti që të bëjë bashkë 1 mijë veta pothuajse. Për 36 sektorë, për 377 prezantime dhe përgjigjja se pse nuk humbën kohën e punës pavarësisht vonesës politike. Ne kohën e punës nuk e humbëm dhe u përgatitëm në ndërkohë që në momentin që arsyet politike për shtyrjen e fillimit të procesit të skanimit, për shtyrjen e hapjes së negociatave të mos ekzistonin më dhe negociatat të hapeshin e ne të ishim në top formë dhe ne ishim në top formë”.

“E njëjta gjë edhe tani, më lehtë edhe tani se kapitujt nuk janë sekret, mund t’i marrë e trajtojë edhe një vend që nuk është fare në këtë proces dhe mund t’i adoptojë në trupin e vet ligjor të gjitha masat pa qenë fare”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama bëri të ditur se “do të bëj një bisedë me kryeministrin e Kosovës dhe me këdo qoftë me të bashkë për t’u propozuar që ata ta bëjnë këtë proces. Sidoqoftë pavarësisht se janë akoma vend kandidat dhe në momentin kur politikisht hapet rruga të jenë gati në shumë për gjëra, që duhet t’i bëjnë kur të hapet rruga. Ky është një vullnet i mbështetur në një vizion dhe një qëllim të madh, s’ka asnjë problem, pasi nuk jemi në kushtet kur ne i kemi përfunduar të gjitha detyrat dhe tani po na vonojnë se po nuk po na bëjnë anëtarë. Ne jemi ende larg atij momenti, ne duhet ta afrojmë atë moment”.

Rama tha se “ai moment afrohet jo politikisht, thjesht afrohet duke pasur detyrat të kryera dhe këtë të detyrave të kryera e kemi në dorë vetë. Nuk na i mban dot dorën njeri që ne të mos bëjmë ditë-natë detyrat tona”.

(Marrë nga ATSH)

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Global 360

Trump pritet të shpallë nënshkrimin e marrëveshjes për mineralet me Kievin

Administrata Trump dhe Ukraina planifikojnë të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet që dështoi pas takimit katastrofik të Zyrës Ovale.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.