100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Turqi, Ministria e Jashtme: Partneriteti strategjik më i fortë se kurrë

Shqipëria dhe Turqia janë kontribuues për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan


Sot shënohet 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë me nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë më 15 dhjetor 1923.

Në një deklaratë për shtyp, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme vlerëson se partneriteti strategjik dhe miqësia e qëndrueshme mes dy vendeve janë më të forta se kurrë.

“Si aleatë të NATO-s dhe partnerë strategjik ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për të thelluar më tej bashkëpunimin dypalësh dhe atë shumëpalësh për të punuar së bashku drejt një të ardhmeje të paqtë, më të sigurt dhe të begatë”, thuhet në deklaratë.

MEPJ thekson se gjatë gjithë vitit 2023, ky përvjetor i rëndësishëm është festuar me konferenca, ekspozita dhe koncerte të organizuara në Ankara dhe Tiranë.

“Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi e marrin fuqinë e tyre nga historia e përbashkët dhe lidhjet e forta sociale dhe kulturore. Bazuar në këtë sfond të rrënjosur thellë, marrëdhëniet dypalëshe u ngritën në Partneritet Strategjik me nënshkrimin e Deklaratës së Përbashkët

Politike për Krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë nga Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryeministri Edi Rama, më 6 janar 2021, në Ankara”, vijon deklarata e MEPJ-së.
MEPJ vlerëson se solidariteti shembullor i treguar nga populli turk dhe ai shqiptar pas tërmeteve shkatërruese që morën shumë jetë në të dy vendet, është një pikë nderi.

“Si dy aleatë në NATO dhe vende kandidate për në BE, Shqipëria dhe Turqia janë kontribuues neto për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Bashkëpunimi i ngushtë në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare do të vazhdojë. Duke ndarë një vizion të përbashkët për një të ardhme të begatë në rajonin tonë, Shqipëria dhe Turqia janë të vendosura të konsolidojnë dhe thellojnë më tej Partneritetin e tyre Strategjik në të gjitha fushat në nivel dypalësh, rajonal dhe global”, thuhet më tej në njoftim.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.

Global 360

Azerbajxhani promovon traditat multikulturore përpara komunitetit botëror

Azerbajxhani ndjek një politikë të jashtme aktive për të promovuar traditat e multikulturalizmit në botë dhe dialogun midis kulturave dhe…

Diplovista

Rakipi: Bisedimet Kosovë-Serbi të përqendrohen tek njohja, jo më në çështje teknike

Kryetari i Institutit për Studime Ndërkombëtare Albert Rakipi thotë se ka ardhur koha për një qasje tjetër në dialogun mes…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Dashuria e Aleksandër Vuçiç për armët që nuk i përdor dot!

"Njëlloj si një gjuetar amator, ai i ekspozon armët në murin e shtëpisë dhe ua tregon miqve gjithë ngazëllim."

Profil

Një emër i njohur i elitës intelektuale dhe politike të çerekshekullit të fundit

75-vjetori I lindjes -- Rrugëtimi i Z. Koçi Tahiri nga galeritë e Bulqizës në sallën e legjislativit shqiptar (2017-2021)

Masmedia

Nations League/ Kuqezinjtë përmbysin Ukrainën

Djemtë kuqezi administruan deri në fund avantazhin dhe morën një fitore të madhe 2-1 në “Epet Arena”.