Hasani takon Guterres: Shqipëria e palëkundur në angazhimin ndaj prioriteteve të OKB

Ministri i Jashtëm zhvilloi një takim në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim në Nju Jork me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres.

Në fokus të takimit ishte puna e Shqipërisë gjatë mandatit të saj dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit si dhe përpjekjet për rigjallërimin e bashkëpunimit shumëpalësh.

Ministri Hasani e siguroi Sekretarin Guterres për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në
mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ruajtjen e ligjit ndërkombëtar, Kartën e OKB-së dhe garantimin e llogaridhënies.

Fundi i vitit 2023 shënon edhe përmbylljen e mandatit dyvjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Gjatë kësaj periudhe dyvjeçare vendi ynë me përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive në punimet e Këshillit ka dëshmuar qartë se i përket një aleance vlerash politiko-strategjike të konsoliduara prej vitesh, si një vend që ka bërë dhe vazhdon të japë një kontribut të qenësishëm për paqen dhe stabilitetin global, duke pasur si prioritet rajonin, kontinentin evropian e më gjerë”, thuhet në njoftimin për shtyp të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. (ATSH)

?Nju Jork, në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së ?? Antonio Guterres diskutuam mbi kontributin e Shqipërisë…

Posted by Igli Hasani on Saturday, December 16, 2023

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Drejtësinë e pavarur nuk e solli Amerika, është fryt i vizionit të PS

Në rubrikën “Sy m’sy” kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në platformat sociale.