Rama: Marrëveshja me Italinë nuk ka asgjë jokushtetuese

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Romë me ftesë të kryeministres Giorgia Meloni, ku po merr pjesë në ditët e politikës, kulturës, debatit në Atreju 2023.


Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Romë me ftesë të kryeministres Giorgia Meloni, ku po merr pjesë në ditët e politikës, kulturës, debatit në Atreju 2023.

Rama zhvilloi edhe një bashkëbisedim me gazetarët Maurizio Belpietro, drejtor i “La Verità” dhe Andrea Malaguti, drejtor i “La Stampa”.

I pyetur se sa mundësi ka që ankimimi i depozituar nga opozita në Gjykatën Kushtetuese ta prishë marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për migracionin, Rama u shpreh se, “Giorgia i përgëzoi kur bënë zgjedhjet e brendshme dhe mua nuk më njihte sigurisht, mendonte që isha një prej atyre miqve jo të rekomandueshëm siç e thoni ju, por rolet pastaj u ndryshuan”.

Por, shtoi Rama, “mbi të gjitha jam i kënaqur që të gjithë e kuptojnë, edhe ata në Shqipëri që goditen tërë kohën nga propaganda që Shqipëria nuk ka më demokraci sepse ka tashmë një diktator. Ndërkohë që Shqipëria është një demokraci. Gjykata Kushtetuese ka bërë detyrën e saj, sepse Kushtetuta është automatike, pezullimi i një marrëveshjeje për t’u marrë në shqyrtim përpara sesa të ratifikohet nga parlamenti. Kështu që kjo është provë që unë nuk i kontrolloj gjykatat në Shqipëri”.

Nga ana tjetër, theksoi Rama, “jam besimplotë, sepse marrëveshje nuk ka asgjë jo kushtetuese. Le të shohim pastaj të presim me qetësi vendimin, pastaj do t’i vihemi punës së bashku”.

“Brenda marsit është limiti i kohës, por unë mendoj dhe jam besimplotë që vendimi do të merret shumë më parë vendimi, sepse është një marrëveshje shumë e rëndësishme mes dy shteteve dhe duhet që të dyja qeveritë të dinë nëse mund të ecin përpara ose jo pa humbur shumë kohë”, tha Rama.

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…