Rama: Kolonja magjike!

Kryeministri: E bekuar nga natyra dhe e zhvilluar prej potencialit njerëzor, ju mirëpret për këto festa fundviti.


Me pasuri të shumta natyrore, mikpritjes së banorëve të zonës, Kolonja po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nëpërmjet zhvillimit të turizmit, jo vetëm në verë, por edhe gjatë stinës së dimrit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga Kolonja e mbuluar nga dëbora, një tjetër destinacion për turistët edhe gjatë sezonit të dimrit.

Rama thekson se Kolonja magjike, e bekuar nga natyra dhe e zhvilluar prej potencialit njerëzor, ju mirëpret për këto festa fundviti.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Rrugës për në Kolonjë, që në majën e Qarrit shfaqet përpara pllaja e bukur e kësaj zone.

Natyra e bukur, ushqimet tradicionale, bujtinat karakteristike dhe turizmi malor kanë bërë për vete shumë turistë të huaj.

Ndikim në zhvillimin e agriturizmit në Kolonjë ka dhënë edhe investimet në infrastrukturë, ku nga Korça sot mund të shkosh drejt Ersekës, kryeqendra e Kolonjës, vetëm për 30 minuta.

Malet e Kolonjës si ai i Gramozit mbi 2500 metra mbi nivelin e detit, mali i Shelegurit, Postenani apo Radomi janë destinacione të mrekullueshme për turistët e aventurës.

(ATSH)

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane