Spiropali uron Papa Franceskun: Po i jep botës dëshmi prekëse në këto kohë të vështira

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali uroi sot Papa Franceskun në ditën e lindjes.


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali uroi sot Papa Franceskun në ditën e lindjes.

Spiropali kujtoi se vizitën e parë në një vend evropian, më 21 shtator 2014, Papa Françesku e bëri në Shqipëri.

“Simbolikë më të bukur ungjillore nuk mund të kishte zgjedhur: vendi i vogël vizitohet i pari. Por njëherazi, kishte një tjetër simbolikë përvjetori: më 21 shtator 1953, 17-vjeçari Jorge Mario Bergoglio ndjen thirrjen e Hyut për t’u bërë meshtar”, u shpreh ajo.

“Në disa libra me intervista, më ka mrekulluar jeta e Tij me dedikim të plotë e të paskaj ndaj njerëzve në nevojë ku Ai sheh imazhin e Krishtit duke vuajtur! Një person, familja e të cilit kishte përjetuar emigrimin, vetë Ai kishte përjetuar diktaturën, lirinë, dashurinë, e zgjedhin Atin e Shenjtë e të papërsëritshëm në aradhën e Papëve”, vijoi Spiropali.

Spiropali kujton se kur studionte për një semestër në Buenos Aires në vitin 2004, e intervistonte njerëz që kishin vuajtur diktaturën e juntës ushtarake në Argjentinë, nuk e kishte menduar se ky vend i realizmit magjik e i Borgesit, një ditë do i dhuronte katolicizmit një Papë të jashtëzakonshëm që do të vetëquhej, sipas traditës, Françesk: nën shembullin e Shenjtit të madh të skamnorëve.

“I pranishëm me lutje kudo ku ka luftë, emigrantë në kërkim të një jete me dinjitet, ku ka skamje, ku ka lotë dhimbjeje! Ditëlindja e vërtetë e një meshtari është dita e thirrjes meshtarake prej Hyut, por sot po i përmbahem Kalendarit Gregorian: Gëzuar Ditëlindjen Ati i Shenjtë për dëshminë prekëse që po i jep botës në këto kohë të vështira, besimtarëve e jo besimtarëve, duke prekur zemrat e të gjithëve”, shkruan ajo.

(Marrë nga ATSH)

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…