Ceferin: Futbolli në Shqipëri rritet me ritme të shpejta

Gjatë mbrëmjes gala “Më të Mirët 2023” të organizuar nga FSHF, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, dërgoi një videomesazh ku përgëzoi FSHF-në


Gjatë mbrëmjes gala “Më të Mirët 2023” të organizuar nga FSHF, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, dërgoi një videomesazh ku përgëzoi FSHF-në për organizimin e këtij eventi dhe vlerësoi arritjet e futbollit shqiptar gjatë këtij viti.

Presidenti i UEFA-s Ceferin tha se “nëse ndaleni një moment dhe analizoni vitin që po lëmë pas, keni çdo arsye për t’u ndjerë krenarë për veten tuaj. Futbolli në Shqipëri po rritet me ritme të shpejta me disa arritje të jashtëzakonshme që flasin shumë. Investimet e mençura në infrastrukturën e futbollit po japin rezultate, ashtu si puna e palodhur, vizioni i qartë dhe respekti për futbollin dhe vlerat e tij thelbësore”.

“Kombëtarja shqiptare bëri një fushatë të jashtëzakonshme kualifikuese për në Euro, duke u renditur në krye të grupit përpara Polonisë dhe Republikës Çeke. Dua të përgëzoj ekipin tuaj për gjithë punën e mirë dhe që i bëri tifozët e tyre shumë krenarë. Ju uroj sa më shumë fat në Gjermani verën e ardhshme”, tha ai.

Ceferin u shpreh se “jam gjithashtu i kënaqur të shoh rritjen e vazhdueshme të futbollit të vajzave, rezultatet solide si në nivel klubesh ashtu edhe me ekipet kombëtare që tregojnë se ju jeni në rrugën e duhur. Federata Shqiptare e Futbollit është bërë gjithashtu një organizatore shumë e mirë duke mirëpritur mbi 10 turne kualifikues të UEFA-s në të gjitha nivelet e moshave. Nuk kam asnjë dyshim se turneu Euro U-17 në vitin 2025 do të jetë shumë i suksesshëm, ashtu siç ishte finalja e Ligës së Konferencës në vitin 2022”.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”