Rama: Zotërojmë mbi 50% të kapacitetit për t’u konsideruar gati për anëtarësim në BE

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria sot zotëron mbi 50 % të kapacitetit për t’u konsideruar gati për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me skuadrën kombëtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kryeministri theksoi se “mbi 50 % është shumë, duke pasur në konsideratë që ky është vetëm fillimi i procesit”.

“Ju keni dhënë provën me këtë proces që është në një masë të caktuar, jo plotësisht, në dorën tonë që ta përshpejtojmë procesin. Kjo është shumë e rëndësishme që të jetë motivi ynë themelor në fazën ku do të hyjmë. Të përshpejtojmë procesin. E kemi nisur nga shumë mbrapa këtë proces krahasuar me të tjerët. Ju e keni dëgjuar që pararoja e procesit për rajonin ishin Serbia dhe Mali i Zi”, tha Rama.

Sot, vijoi ai, “ne jemi pjesë e pararojës”.

“Kemi fituar shumë nga koha e humbur padrejtësisht, sepse na penguan padrejtësisht, por ama ne vazhduam të përgatitemi. Kjo është një nga shkaqet pse ne ishim kaq të fatshëm në këtë proces dhe pse ne kemi mundësi ta përshpejtojmë ende më shumë procesin”, shtoi Rama.

Kryeministri u shpreh se ne duhet të jemi gati për BE-në shumë përpara se BE të jetë gati për ne.

“Ne duhet ta bëjmë këtë jo për BE-në dhe për të dalë para të tjerëve në rajon, por për ta sjellë sa më shpejt BE-në këtu, për të bërë që në çdo sektor normat europiane, masat ligjore europiane të instalohen këtu”, shtoi ai.

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”