Marëdhëniet me institucionet shtetërore, mblidhet Këshilli Koordinues i Diasporës

Në kuadër të 18 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Diasporës, u zhvillua në Tiranë mbledhja e Këshillit Koordinues të Diasporës


Në kuadër të 18 Dhjetorit, Ditës Kombëtare të Diasporës, u zhvillua në Tiranë mbledhja e Këshillit Koordinues të Diasporës, me qëllim diskutimin për ecurinë e mëtejshme të punës dhe funksionimin e këtij Këshilli.


Mbledhja u hap nga kryetari i Këshillit, Mark Gjonaj, i cili në fjalën e tij, falenderoi anëtarët e mëparshëm të Këshillit për kontributin e tyre.

Ai duke i uruar suksese anëtarëve të zgjedhur për herë të parë, u ndal tek rëndësia e diasporës shqiptare në fusha të ndryshme të vendit dhe angazhimin që duhet të kenë anëtarët e këtij Këshilli në forcimin e marrëdhënieve të Diasporës me institucionet shtetërore shqiptare.

Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani falënderoi anëtarët duke theksuar se, Këshilli synon mbrojtjen dhe forcimin e marrëdhënieve me diasporën shqiptare si dhe i siguroi ata për mbështetjen e plotë në veprimtarinë e tyre.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, në fjalën e saj prezantoi projektet dhe angazhimin që ka kjo ministri për diasporën shqiptare.

Lavdrim Krrashi, kryetar i Nënkomisionit për Diasporën dhe Migracionin, ndër të tjera u ndal në të drejtën e votës duke theksuar se, ndryshimet e Kodit Zgjedhor kanë parashikuar të drejtën e diasporës për të votuar dhe si ligjëvënës janë angazhuar në dhënien e kontributit në drejtim të mundësimit dhe përmirësimeve ligjore që i shërbejnë interesit të diasporës sa i takon votimit nga jashtë vendit.

Gjithashtu, pjesë e takimit ishte edhe Ilirian Celibashi, i cili në fjalën e tij siguroi bashkëpunimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të realizuar votën e diasporës.

Ndërsa, zv/ministrja e Brendshme, Romina Kuko theksoi rëndësinë e regjistrimit të adresave të diasporës shqiptare dhe punën që po bën Ministria e Brendshme për të thjeshtuar procedurat e regjistrimit nëpërmjet portalit e-Albania.

Në pjesën e dytë anëtarët u njohën me aktivitetet e Agjencisë Kombëtare të Diasporës dhe institucioneve shtetërore të diasporës si dhe diskutuan për ecurinë e mëtejshme të punës dhe funksionimin e këtij Këshilli, me qëllim krijimin e një bashkëpunimi më të afërt mes institucioneve shtetërore me komunitetet shqiptare kudo në botë.

Me rëndësi, nga kjo mbledhje ishte miratimi i ndryshimeve në Rregulloren e Këshillit dhe zgjedhja e drejtuesve të tij.

Anëtarët zgjodhën si kryetar Mark Gjonaj, nënkryetare Angela Paparizo si dhe sekretare Ira Londo.

(Marrë nga ATSH)

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balluku: Rruga e Komanit, ndikim në zhvillimin e turizmit në veri

Rruga e Komanit prej 31 kilometrash, që lidh dy hidrocentralet, atë të Vaut të Dejës me të Komanit, është njëkohësisht…