Rajmonda Balilaj emërohet prefekte e Qarkut të Fierit
Qeveria vendosi që Lefter Shehaj të lirohet nga detyra si prefekt i Qarkut të Fierit.
Këshilli i Ministrave vendosi sot lirimin dhe emërimin në detyrë të Prefektit të qarkut të Fierit.
Qeveria vendosi që Lefter Shehaj të lirohet nga detyra si prefekt i Qarkut të Fierit.
Në këtë post emërohet Rajmonda Balilaj.
Rajmonda Balilaj ka drejtuar në të shkuarën bashkinë e Patosit për tre mandate. (ATSH)