Rama: Kishim ushtrinë më të keqpaguar, synojmë mesataren e NATO-s

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se pagat për ushtarakët do të vazhdojnë të rriten në mënyrë të përvitshme, deri sa të mbërrijnë tek mesatarja e NATO-s


Kryeministri Edi Rama siguroi sot se pagat për ushtarakët do të vazhdojnë të rriten në mënyrë të përvitshme, deri sa të mbërrijnë tek mesatarja e NATO-s.

Gjatë lançimit të programit të kredive të favorshme për shtëpi për familjet e reja të mjekëve, ushtarakëve dhe punonjësve të Policisë së Shtetit, Kryeministri u ndal te rritja e pagave në këto kategori.

“Njerëzit, të cilët i përkushtohen një karriere, e cila është e lidhur me shërbimin publik, përveç të tjerash kanë nevojë të shohë perspektivën. Unë i mirëkuptoj të rinjtë që deri përpara pak kohe e shikonin të vështirë perspektivën në Policinë e Shtetit, e shikonin të vështirë perspektivën në Forcat e Armatosura, sepse puna është jashtëzakonisht sfiduese, pagat ishin të atilla që nuk të japin as mundësinë në një moshë të re të shohësh perspektivën”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se ushtria shqiptare ishte ushtria më e keqpaguar, jo e NATO-s, por edhe e rajonit dhe me diferencë.

“Sot është në nivelin më të lartë të pagave në rajon nga ushtritë e NATO-s dhe synimi ynë është ta çojmë në mesataren e NATO-s. Paga për ushtarakët do të vazhdojë të rritet në mënyrë të përvitshme deri sa të mbërrijmë tek mesatarja e NATO-s”, tha Rama.

Sipas tij, “është edhe çështje perspektive për të rinjtë që duhet t’i shohin Forcat e Armatosura, jo vetëm si mundësinë për t’i shërbyer atdheut edhe për të pasur një punë që i përmbush, me një perspektivë të sigurt”.

“Njerëzit që angazhohen në Forcat e Armatosura nuk mund të lihen që të mendojnë që, ça do bëhet me mua më vonë? Si do jetë jeta ime në pension? A do ta kem unë mundësinë që të kem këtë apo atë, por duhet t’ju garantohet kjo dhe për këtë arsye e njëjta gjë vlen edhe për forcat e Policisë patjetër”, tha ai.

(Marrë nga ATSH)

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”