“Shqipëria dhe Türkiye: ngritja e një partneriteti strategjik-100 vjet marrëdhënie diplomatike”

Të pranishëm ambasadori Tayyar Kağan Atay dhe ambasadori İlhan Saygılı, drejtor i Përgjithshëm për Ballkanin dhe Evropën Qendrore pranë Ministrisë së Jashtme turke.


Nga Fatjon Cuka, Anadolu Ajansi

Në Tiranë është mbajtur konferenca shkencore me temë “Shqipëria dhe Türkiye: ngritja e një partneriteti strategjik-100 vjet marrëdhënie diplomatike”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme turke dhe shqiptare dhe studiuesve, raporton Anadolu.

Në ceremoninë e hapjes në ambientet e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në Tiranë ishin të pranishëm ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, drejtori i Përgjithshëm për Ballkanin dhe Evropën Qendrore pranë Ministrisë së Jashtme turke, ambasadori İlhan Saygılı, drejtori i Institutit “Yunus Emre” për Shqipërinë, Ömer Osman Demirbaş, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli, përfaqësues të tjerë të institucioneve turke dhe shqiptare.

Në fjalën e tij përshëndetëse në hapje të konferencës, duke iu referuar partneritetit strategjik mes dy vendeve zyrtarizuar në janar të vitit 2021, Saygılı theksoi se tani ka një partneritet të fortë dhe do të ketë sipas tij dhe një mekanizëm në nivel më të lartë, për të organizuar takime të përbashkëta të kabinetit.

“Këto marrëdhënie bazohen në historinë tonë të përbashkët. 600 vjet kemi jetuar bashkë, krah për krah për shekuj të tërë dhe prandaj Shqipëria është një nga vendet e para me të cilët Türkiye ka nënshkruar këtë traktat (Traktati i Miqësisë midis Shqipërisë dhe Türkiyes i 15 dhjetorit 1923)”, tha Saygılı.

Ai tha se përgëzon Shqipërinë për sukseset e saj në vitin 2022 dhe 2023 në shumë fusha dhe shtoi se vitin tjetër Shqipëria do të marrë përgjegjësi për kryesimin e organizatave rajonale.

“Kemi bashkëpunimin ushtarak. Jemi të nderuar që kontribuojmë për forcat e armatosura shqiptare me teknologjinë tonë të lartë me dronë. Jemi mirënjohës që kryeministri Rama kohët e fundit ka konfirmuar këtë performancë të dronëve tanë (dronët Bayraktar) në rrjetet sociale me një mesazh”, tha Saygılı, duke shtuar se mes dy vendeve është rritur edhe vëllimi tregtar dhe se ka 600 kompani turke që operojnë në Shqipëri.

Ai shtoi se Shqipëria në Ballkan apo në Evropën Juglindore ka stabilitet dhe kjo sipas tij është e rëndësishme. “Qëndrimi i Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare është i rëndësishëm duke pasur parasysh problemet e njohura që kemi në rajon”, u shpreh Saygılı.

Saygıl foli edhe për situatën e fundit në lindjen e Mesme dhe mbi sulmet izraelite ndaj palestinezëve, ku theksoi se “kemi nevojë për solidaritet ndërkombëtar kundër këtyre mizorive që po kryhen. Si qenie njerëzore ne të gjithë duhet të marrim këtë përgjegjësi”.

Kodheli u shpreh se sot Türkiye është me të drejtë një prej partnerëve strategjikë të Shqipërisë.

“Të dyja vendet tona janë anëtarë të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe adresojnë në shumë organizma ndërkombëtarë. Sot ne punojmë së bashku jo vetëm për shkak të lidhjeve dhe historive të përbashkëta të së shkuarës, por për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë për të dyja vendet tona. Pa asnjë më të voglin dyshim, ne e dimë që miku ynë i shtrirë në të dy kontinentet është gjithmonë i gatshëm të na mbështesë dhe të bashkëpunojë, ashtu siç ne dimë ta bëjmë këtë më së miri me ta, në raport me ta, në raport me rajonin dhe në raport me të ardhmen tonë të përbashkët”, u shpreh Kodheli.

Drejtori i Drejtorisë së Rajonit dhe Vendeve Fqinje në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe ish-ambasador i Shqipërisë në Türkiye, Kastriot Robo, duke folur për marrëdhëniet Shqipëri-Türkiye në kuadër të NATO-s, tha se dy vendet kanë një bashkëpunim mjaft të ngushtë për çështje të mbrojtjes, sigurisë, luftës kundër terrorizimit, sigurisë kibernetike, krimit të organizuar, arsimit ushtarak dhe industrisë ushtarake.

“Shqipëria dhe Türkiye kanë pasur dhe vijojnë të kenë një mirëkuptim dhe bashkëpunim të ngushtë në kuadër të organizatave rajonale. Shqipëria dhe shqiptarët vlerësojnë dhe i janë mirënjohës qeverisë turke dhe në mënyrë të veçantë presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan për mbështetjen e vazhdueshme edhe për Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha Robo.

Zëvendëskryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akademik Vasil Tole, në fjalën e tij u shpreh se janë të interesuar për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në gjitha fushat e dijes dhe shkencës, posaçërisht ato kulturore shqiptaro-turke.

“Akademia e Shkencave dhe institucionet bashkëpunuese të saj u kanë kushtuar dhe u kushtojnë vëmendje të posaçme marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Türkiyes si dy vende mike që ruajnë ndjenja të mira për njëri-tjetrin dhe që kanë bashkëpunuar dhe zhvilluar në këto 100 vite nisma dhe projekte me interes të ndërsjellë dhe me ndikim pozitiv”, u shpreh Tole.

Kryetari i Institutit Shqiptar për Studime Ndërkombëtare (AIIS), Albert Rakipi tha se traktati i miqësisë i 15 dhjetorit të vitit 1923 mes Shqipërisë dhe Türkiyes ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të Shqipërisë.

“Gjatë 30 viteve të fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë zhvilluar në mënyrë të njëtrajtshme dhe të qëndrueshme, duke u konsoliduar në mënyrë të vazhdueshme. Në të gjithë trajektoren e zhvillimit të marrëdhënieve Shqipëri-Türkiye gjatë tre dekadave mund të vihet re karakteri strategjik i marrëdhënieve dhe sjella e Türkiyes si një aleat natyral i Shqipërisë”, tha Rakipi.

Konferenca njëditore u organizua nga organizata joqeveritare Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ambasadën e Türkiyes në Tiranë dhe me institucione të tjera.

Konferenca kishte si qëllim për të analizuar të kaluarën, të tashmen dhe për të hedhur dritë mbi të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-turke, ndërsa pjesë e saj me kumtesat e tyre ishin studiues të ndryshëm.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…