Mete takim me ambasadorin e Suedisë, thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Suedisë në Tiranë, Niklas Ström.


Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Suedisë në Tiranë, Niklas Ström.

Mete bëri të ditur se gjatë takimit u bisedua mbi bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe projektet e asistencës në një sërë fushash.

“Theksuam rëndësinë për thellim të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, me fokus rritjen e tregtisë mes dy vendeve”, u shpreh ministri Mete.

Sipas tij, institucionet shqiptare mund të përfitojnë shumë nga eksperienca dhe praktikat më të mira të Suedisë sa i përket mbrojtjes sociale për grupet vulnerabël, politikat e nxitjes së punësimit, si edhe fusha të tjera të zhvillimit ekonomik.

Suedia është një prej donatorëve kryesorë të vendit tonë dhe mbështetëse e integrimit në Bashkimin Europian.

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali pret Pellegrinin: Sllovakia, partner i rëndësishëm i rrugëtimit të Shqipërisë drejt BE

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Presidentin e Sllovakisë, Peter Pellegrini, i pari President Sllovak…