Veliaj me përfaqësues të shoqërisë civile: Falë jush, kemi zgjidhur shumë problematika sociale në Tiranë

Shoqëria civile u vlerësua nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me certifikata mirënjohjeje


Shoqëria civile ishte grupimi i radhës, që u vlerësua nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me certifikata mirënjohjeje për punën e tyre të bërë gjatë vitit që po lëmë pas.

Në takimin me përfaqësues të shoqërisë civile, ai u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e deri tanishëm.

“Fundi i vitit është një moment i bukur për të festuar edhe gëzuar arritjeve, por është edhe një mundësi për të reflektuar, e sidomos për ata që na ndihmojnë. Një shprehje shqiptare thotë ‘trimi i mirë me shokë shumë’, dhe më vjen mirë që një pjesë të përgjegjësisë e kam ndaj me ju sepse askush nuk ia del dot i vetëm. Edhe në vendet më të zhvilluara, në Francë, në Angli, në Shtetet e Bashkuara, në Australi, ndjenja për të ndarë barrën, sidomos për çështjet sociale, është parimi më i drejte sepse askush nuk e ka monopolin, as të bamirësisë, as të zgjidhjes së problemeve”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se falë këtij bashkëpunimi të frytshëm, janë zgjidhur shumë prej problematikave sociale në Tiranë.

“Të gjithë bashkë kemi një mision për ta çuar përpara qytetin dhe sigurisht sfida e një qyteti si Tirana, që rritet në mënyrë galopante, është: A po rriten të gjithë njësoj? Mos kemi harruar dikë mbrapa pas tërmetit apo pandemisë? Ne nuk i dimë cilat janë hallet e njerëzve dhe ndoshta nuk do t’i dimë dot të gjitha hallet, por ajo që dimë është cilat janë zgjidhjet. Zgjidhjet janë menaxhim i çdo rasti, pa diskriminuar ngjyrën, pa diskriminuar prejardhjen, pa diskriminuar familjen, për t’u siguruar që në Tiranë ndihmohen të gjtihë me dinjitet dhe respekt të plotë”, theksoi ai.

Veliaj vlerësoi profesionalizmin me të cilat janë ndjekur rast pas rasti këto problematika, duke nisur që nga solidariteti për një familje në nevojë e deri te trajtimi me strehim social i tyre.

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe inovacionit

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) konkretizuan angazhimin për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe inovacionit.

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë dhe inovacionit

Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) konkretizuan angazhimin për të rritur bashkëpunimin në fushën e energjisë dhe inovacionit.