Dheu (toka) pas shiut!

Pikturat duken si një poezi me nota romantike që karakterizon veprat e Luljeta Rama Muçajt.


Nga Fatmir Juka

Pasi ka përfunduar aksionin artististik, te pikturuarit, vepra që shfaqet para nesh ka tendencën e fortë të mos na prezantohet më në mënyrën klasike si pikturë!

Ajo vjen e materializuar në formën e një katrori me teksturën e vet. Ndjesia që lind vizualisht nga kontakti me sipërfaqen e kuadrit të ngjall atë të cilën shumë prej neve na ka ndodhur. Kur prekim lëkurën e ashpër të pemës, ndjesia e vragave që na mbetet ndër bulëzat e gishtërinjve kthehet gati në një fjalosje pa fjalë, por plot me ndjesi dhe imagjinata, na shpie ndër histori që si kemi jetuar, po qe na duken aq të pranishme.

Duket sikur Luljeta i ka pikturuar me syte mbyllur. Ato vinë para nesh pa na marr leje…, sepse kanë një ndjenjë të fortë natyshmërie dhe natyra përgjithësisht nuk kerkon leje. Origjina elementit natyror ne krijimtarinë e saj nuk është një shkarje.

Ajo është një poezi me nota romantike që karakterizon veprën e Luljetës. Shumë nga veprat e saj janë krijesa të shiut.

Një martesë meandresh prej rrjedhash e thellimesh. Ajo ja beson masën krijuese, “argjilen” e saj, shiut, duke e çuar veprën në kufijt e një rendi jo kaq toksorë.

Ajo ka besim te elementi purifikues. Pamja finale e veprës pritet të jetë diçka fluidiale fëmijë e rrjedhës me kromatura ujvarash.

E vërteta për Luljetën nuk është diçka që miklohet vetëm nga piklat e shiut….e Vërteta është diçka më bindëse.

Pjesë e nje procesi të ndërgjegjshëm kërkimor. Leksioni i kahershëm mbi bukurinë e të natyrshmes dhe të vërtetën si e bukur që i takon kryesisht shkollës flamande të Dürer apo Neoromantizmit të Constable, përfundon disi më afër nesh, tek shkolla italiane e pikturës materike asaj informale me vonë, qasur gjerësisht sidomos pas luftës së dytë botërore që do rikonceptonte jo vetëm qëndrimet klasike të estetikes, por këso radhe, materia definohej si shprehi identitare, nje qëndrim rrevanshist ndaj superstrukturës etiko -filozofike…, si për t’a ulur disi në tokë, mes njerëzve të zakonshëm, çështjen e ekzitencws të atyre të zakonshmëve që bëjnë historinë… Në këtë këndvështrim, duke ndjekur procesin e saj krijues ajo, territorin e vet komunikues, dëshiron t’a dëshmojë më me forcë, pa filtra dhe pa asnji kompleks në përzgjedhje me të “vetat”.

Urgjenca me të cilën ajo kërkon të shprehet, nuk lë vend për kompromise, porse materia e saj tenton qartësisht një arkitekturë të një propozimi dhe dizajni totalisht emergjent, origjinal… .

Palafitin e vet Luljeta e ngre me sende përtej të zakoshmes deri në spazmën e revoltës. Ajo guxon edhe me letrën e amaballazhit.

Një element ordiner, shndërrohet në pëlhurë, në teksturë. Në tezgjahun shekullor femëror na tregon për të vërtetat e veta, të cilat paraprakisht i ka konsumuar bashkë me ne, si të përditshëm… .Elementet e konsumit bëhen të qartë me arësyen e përdorimit dhe mesazhin qw na përcjellin, prandaj familajrizohet në çdo rast përdorimi i tyre, fundja çka jemi ne?! -Bij të kohës konsumiste.

E gjithë kjo masë tregon që Luljeta ka respekt për procesin e krijimit dhe e njeh atë në intimitetin që ka dhe nuk heziton aspak të na e tregojë.

Ndaj, nuk është çudi që veprat e saj, ravijëzohen duke e rikualifikuar gjeometrinë katrore të telajos herë në qendër, herë anash, here si rrugë , herë si portë e herë si dritare… .Këto “porta” ,”rruge”, apo “dritare” jane “dritëshenja” ase ftesa për ne, për t’a bashkërrugëtuar rrjedhën e saj krijuese me gjasë romantike, por praktikisht me ndjesitë e një realizmi bashkohor.

Kjo karakteristikë e bën veprën e Lules një mekanizëm procesual që rigjenerohet vazhdimisht…duke ja zgjeruar kufijtë njohjes dhe shprehis procesit kërkimor, dizajnit veçanërisht, Lujetës personalisht pse jo edhe një hulumtim karshi sjelljes së shoqërisë.

_____________________
Prishtinë, Dhjetor 2023

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…