Fabio Thaçi, piktori i dialogut intim përmes artit

REPORTAZH nga ekspozita e Fabio Thaçit “Metaforma – Shtëpia dhe bota”, e hapur në Galerinë FAB.


Nga Dash Frashëri

“Metaforma – Shtëpia dhe bota”

Fatmir (Fabio) Thaçi sjell nga Nju Jorku artin e tij në Tiranë. 69 punime në teknika miks, ku mbizotëron vizatimi ekspresiv dhe bota e stilizuar e erotizmit.

Një ekspozitë si për “Christmas Time” nga Thaçi, një sipërmarrës arti dhe dizajni në qytetin më kozmopolit të botës, Nju Jork.

Një ekspozitë që te ndjell ta rishohësh disa herë. Për ta shijuar në maksimum frymëzimin dhe interpretimin e piktorit Thaçi, ku influencat amerikane dhe gjermane, ndihen në linjat e grafikave tij të mrekullueshme.


Dash Frashëri dhe piktori Fabio Thaçi

Si botues i “Tirana Diplomat” dhe një dashamirës i artit muk mund të mungoja kurrsesi në këtë ekspozitë të hapur në Galerinë FAB, kuruar nga një emër i madh si Vladimir Myrtezai.

“Fabio Thaçi është një profil domethënës në arenën pamore, me një histori të frakturuar me mungesa e shtresëzime normale, historike dhe me një zbarkimi të zhdërvjellët në identitetin e tij nëpër territoret bazike e herë-herë arketipale. Kjo do të ishte skica më e shpejtë për një profil që shkon drejt një trajtimi kuratorial.

Thaçi është një subjekt në kufij kontrasti, që në kujtesën e afërt të para viteve nëntëdhjetë ishte një zë agresiv dhe i parehatshëm. Futet te artistët polemistë, në të gjithë qarqet e dialogut të nëndheshëm në kulturën shqiptare”, shkruan Myrtezai në tekstin kurativ që shoqëron ekspozitën.


Dash Frashëri dhe kuratori Vladimir Myrtezai

Ceremonia e hapjes u ndoq nga artistë të njohur dhe dashamirës të arteve pamore.

Vizitori “special” ishte ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, një mik i piktorëve shqiptarë dhe sigurisht, edhe i imi, i cili kishte ardhur me bashkëshorten e tij.


Ambasadori gjerman Karl Bergner me piktorin Fabio Thaçi

Ekspozita numëron 69 punë dhe nis nga “Gjon Mili” me numrin 1, fotografi i famshëm shqiptaro-amerikan, mik i Pikasos së madh.

Por, përse e zgjodhi si punën që hap ekspozitën e tij intriguese?

“Githmonë e kam pasur idhull Gjon Milin, jo se është fotograf shqiptar, edhe sikur të ishte amerikan ai do të ishte për mua një fotograf shumë i dashur, pasi e njoh mirë dhe kam shkuar edhe në vendin e tij ku kam jetuar. Gjon Mili është me të vërtetë një pasuri e artistëve shqiptarë. Është një figurë shumë interesante, jo vetëm se ka zbuluar blicin në fotografi dhe teknika të tjera, por ai ka qenë shok i ngushtë me Pikason, Matisin, me gjithë plejadën e artistëve francezë. Fliste anglisht, frëngjisht, greqisht, rumanisht dhe shqipen e fliste shumë mirë. Më pelqen që ai edhe emrin e tij e shkruante në shqip, me “Gj” dhe jo “Xh”, tha Thaçi gjatë intervistës për “Tirana Diplomat”.

Po, përse 69 punë, një numër “erotik” dhe shumë provokues i “sex apeal”? A fsheh ndonjë simbolikë?

“Jo. S’ka numër simbolik. Unë kisha më shumë punë. Ladi, kuratori, zgjodhi këto”, tha Thaçi.

Shumë erotizëm në ekspozitë. Madje kompozime guximtare. A ishte kjo trendi i kësaj ekspozite?

“Po, ka erotizëm. Kam bërë shumë vizatime dhe piktura erotike. Më pëlqen nudoja. Është figura më interesante për mua. Kam një grup vizatimesh, pikurash, grafikash me nudo. Shpesh i bëja direkt me model. Nudoja më çliron, ndihem më më mirë kur artist”, tha Taçi.

Thaçi nuk ka një idhull në art.

“Bëj artin tim. Në këtë ekspozitë kam disa lloj teknikash. Revolucioni që solli piktura e post-modern arti pas Luftës së Dytë Botërore deri në vitet 1980, që përfaqësohet me disa artistë amerikanë dhe të ardhur nga Europa, si francezë, gjermanë, italianë e të tjerë, është një revolucion që sollin lirinë pa kufi në art. Piktura nuk është vetëm kanavacë, ngjyra, por mund të përdorësh çdo lloj mjeti dhe media, për ta arritur emocionalisht idenë tënde”,

Sipas Thaçit, piktori nuk duhet të ketë vetëm një stil.

“Ajo është varfëri. Duhet të ndryshosh stilin sipas periudhave, pasi siç shprehen edhe kritikët modernë, dita e hënë me të premten nuk është njësoj”, shprehet ai.


Thaçi, i cili numëron mbi 10 mijë krijime personale, është edhe një koleksionues arti.

“Kam vizatime, grafika, piktura në vaj të artistëve të ndryshëm amerikanë, francezë dhe gjermanë, duke filluar nga ekspresionizmi gjerman të fillimit të shekullit të 20-të. Ndonjëherë nuk kam vend ku t’i mbaj”.

Një ekspozitë e mrekullueshme! Të cilën e shijoj në maksimum, si një gotë verë të kuqe per “Krishtlindje”.

_______

Tiranë, 23 dhjetor 2023

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…