Historia e Lules së Krishtilindjes dhe Santa Klausi!

Poinsettia dhe fshati i Santa Klaus në Rovaniem të Finlandës- origjina e dy simboleve të festës së Krishtlindjeve


Nga Geron Kamberi

Në këtë prag feste të Krishtlindjeve nëpër rrugët e qytetit shohim shpesh njerëz që kanë blerë apo u kanë dhurua vazon e lules me ngjyrën e ndezur të kuqe të Krishtlindjes apo sic njihet ndryshe poinsettias. Ashtu si në ëndërrat e çdo fëmije, por jo vetëm të atyre, fle dëshira që të vizitojë fshatin e famshëm të Santa Klaus, në rrethin Arktik, në Rovaniem të Finlandës, ku mund të bisedojë me Babagjyshin e Vitit të Ri, i cili i ulur në karrocën që tërhiqet nga drerët e mëdhenj pret të dërgojë dhuratat e shumta tek fëmijët.

Çdo simbol ka një histori sesi ka lindur e ka mbërritur deri në ditët tona e më poshtë kam dëshirë të ndaj me gjithsecilin këtë histiori që kam përgatitur për origjinën e këtyre simboleve me urimin që ky prag festash të na ofrojë sa më shumë gëzim e paqe.

POINSETTIA-LULJA E KRISHTLINDJES QË MORI EMRIN NGA NJË AMBASADOR BOTANIST

Lulja e poinsettias me gjethet e saj të kuqe është shndërruar në një lule simbol për të përkujtuar festën e Krishtlindjeve. Emri i saj në gjuhën shkencore latine është Euphorbia pulcherrima por emri i saj i sotëm e ka origjinën nga ish ambasadori i parë i SHBA në Meksikë botanisti Joel Roberts Poinsett( 02.03.1779-12.12.1851), i cili e solli atë për herë të parë në SHBA në vitin 1820.

Lidhja e bimës me festën e Krishtlindjeve ka të bëjë me një legjendë që tregohej në Meksikë që në shek XVI. Legjenda flet për një vajzë, të quajtur Pepita ose María, e cila ishte shumë e varfër dhe për të ofruar një dhuratë për festimin e lindjes së Jezusit u frymëzua nga një engjëll që të mblidhte barërat e këqija anës rrugës dhe ti vendoste përballë altarit të kishës. Lulet e purpurta mbinë nga barërat e këqija dhe u shndërruan në atë që njihet sot si lulja poinsettias.

Nga shekulli i 17-të, fretërit françeskanë në Meksikë i përfshinë këto lule në festimet e tyre të Krishtlindjeve. Modeli i gjetheve në formë ylli thuhet se simbolizon Yllin e Betlehemit ndërsa ngjyra e kuqe përfaqëson gjakut e Jezu Krishtit gjatë flijimit të tij në kryq. Aztekët ishin të parët që kultivuan poinsettias për qëllime mjekësore ndërsa në SHBA kultivimi i i kësaj bime fillioi kur botanisti dhe ish-ambasadori i parë amerikan në Meksikë Joel Roberts Poinsett( 02.03.1779-12.12.1851) dërgoi disa bimë të kësaj luleje në serrat e tij në Karolinën e Jugut në vitet 1820. Lulja e poinsettias u ekspozua për herë të parë në vitin 1829 në Pensilvani të SHBA nga koloneli Robert Carr( 12.07.1778-15.03.1886) gjatë Panairit të Luleve që zhvilloi Shoqata e Hortikukturës e Pensilvanisë ( Floëer Fair, Pensylvania Horticulture Association).

Ndërsa në Europë poinsettia u zbulua dhe përshkrua si një specie e re bime në vitin 1834 nga shkencëtari gjerman Johann Friedrich Klotzsch(09.06.1805-05.11.1860) ndërkohë që emrin e species isi pulcherrima ia vendosi botanisti e farmacisti gjerman Carl Ludëig Ëilldenoë( 22.08.1765-10.07.1812). Holotipi i kësaj bime ishte mbledhur në Meksikë gjatë një ekspedite botanike mes viteteve 1803-1804 të realizuar nga shkencëtari i njohur natyralist gjerman Alexander von Humboldt( 14.09.1769-06.05.1859) dhe botanistit francez Aimé Bonpland(28.08.1773-11.05.1858).

Që prej vitit 1836 kjo lule njihet me emrin e përbashkët “poinsettia” Para se të njihej me emrin poinsettia-s, ajo njihej si “lulja meksikane e flakës” apo “gjethja e pikturuar”. Karakteristikat e poinsettias janë se ato ngjajnë si shkurre ose pemë të vogla, me lartësi 0,6 deri në 4 m dhe megjithëse shpesh thuhet se kjo bimë është shumë toksike, në fakt ajo nuk përbën asnjë rrezik për kafshët shtëpiake ose fëmijët.Poinsettiat gjënden që nga shteti i Meksikës deri në jug të Guatemalës, duke u rritur në shpatet e lartësive mesatare, me pamje nga Oqeani Paqësor. Origjina e kësaj bime gjëndet në shtetin meksikan të Guerrero-s që mendohet të jetë paraardhësja e shumicës së këtyre luleve që tashmë po kultivohen në shumë vende të botës . Tashmë ato lidhen me festën e Krishtlindjeve dhr janë dekorime shumë të njohura të sezonit të kësaj feste.

Çdo vit në Shtetet e Bashkuara, rreth 70 milionë poinsettia të shumë varieteteve të kultivuara shiten në një periudhë 2 mujore me vlerës 250 milionë USD. Shumë prej këtyre luleve poinsettias janë rritur nga Ferma e Paul Eckes e vendosur në Eincinitas në shtetin e Kalifornisë e cila mbulon gjysmën e tregut në mbarë botën dhe 70 për qind të tregut amerikan. Ata bënë shartime të kësaj lule dhe e promovuan këtë bimë falas në stacione televizive që bënin emisione që nga Festa e Ditë së Falënderimeve deri në Krishtlindje. Por në fund të viteve 80 të shek XX , botanisti amerikan John Dole zbuloi metodën e shartimit të poinsettias që dikur njihej vetëm nga Eckes dhe e publikoi atë.

Kjo i lejoi konkurrentët e tij të lulëzojnë, veçanërisht ata që përdorin fuqi punëtore me kosto të ulët në Amerikën Latine. Në gjuhën Nahuatl që ishte gjuha e fiseve azteke, bima emërtohej Cuetlaxōchitl, që do të thoshte “lule që rritet nga mbetjet” ose, fjalë për fjalë, “lule nga jashtëqitjeje”, sepse sipas këtyre fiseve zogjtë hanin farat e kësaj luleje dhe mendohej se ato rriteshin sërish nga jashtëqitjet e tyre,Sot ajo njihet në Meksikë dhe Guatemalë si Flor de Nochebuena ose thjesht Nochebuena, që do të thotë “Lule e natës së Krishtlindjes”.Në Spanjë njihet si Flor de Pascua ose Pascua, që do të thotë “Lule e Pashkëve”.Në Kili dhe Peru, bima u bë e njohur si “Kurora e Andeve”. Në SHBA, 12 Dhjetori është Dita Kombëtare e Poinsettia-s, duke shënuar përvjetorin e vdekjes së Joel Roberts Poinsett që i dha emrin kësaj lule të njohur.

FSHATI I SANTA KLAUS NË ROVANIEM TË FINLANDËS-SIMBOLI I FESTËS SË KRISHTINDJES DHE ARGËTIMIT

Rovaniemi është kryeqendra e provincës më veriore të Finlandës, pra rajonit të Lapland-it, dhe pjesës jugore të saj Peräpohjolas. Vendndodhja e tij , wshtw 700 kma nga kryeqyteti finlandez Helsinku , ndwrkohw qw qendra e qytetit të Rovaniemit ndodhet rreth 6 kilometra në jug të Rrethit Arktik .Qyteti është i vendosur midis kodrave të Ounasvaars-it dhe Korkalovaara-s aty ku bashkohen lumenjtë Kemijoki dhe degës së tij, Ounasjoki. Rovaniemi konsiderohet qyteti i dytë më i madh i Finlandës Veriore pas qytetit të Oulus, dhe, së bashku me kryeqytetin Helsinki, është një nga qytetet turistike më të rëndësishme të Finlandës.

Megjithëse ka një popullsi të vogël prej 53,361 banorësh, në një sipërfaqe prej rreth 59 km2 , Rovaniemi për shkak të pozicionit gjeografik afër rrethit Arkik, pyjet halorë të mbuluar nga bora dhe drerët e shumë që rriten e mbarështohen nga popullsitë vendase saami përbën një vend ideal për tu shndërruar në një fshat të Santa Klaus . Sic dihet tashmë emri “Santa Claus” e ka origjinën nga emërtimi në hollandez të Shën Nikollës( Saint Nicholas) , që shqiptohet si “Sinterklaas”. Kolonët holandezë në Nju Jork e sollën këtë traditë në Amerikë dhe me kalimin e kohës, “Sinterklaas” evoluoi në termin “Santa Claus”që tashmë është bërë i njohur në të gjithë botën.

Ndërkohë emri Rovaniem do të thotë “ Kepi i kodrës së pyllëzuar” nga gjuha saami( roaveve-kodër e pyllëzuar , niemi-kep) . Vendi fillimisht i grupuar në fshatra të vegjël u zhvillua përmes bujqësisë , peshkimit e rritjes e gjuetisë së drerëve nga popullsitë saami .Ndërkohë shfrytëzimi i burimeve natyrore të rajonit të Laplandit në vitet 1800 nxiti rritjen e Rovaniemit. ku shfrytëzimi i pyjeve dhe ethet e zbulimit të arit tërhoqën mijëra njerëz në Lapland. Në këtë mënyrë zhvillimi i minierave, Rovaniemi u bë kryeqendra dhe qendra e biznesit të rajonit të Lapland-it.

Për shkak të natyrës së paprishur të zonës dhe mundësive të shumta rekreative, turizmi është një industri e rëndësishme në Rovaniemi. Qyteti ka një numër hotelesh dhe restorantesh të vendosura si në qendër ashtu edhe në periferi të qytetit, duke pritur mbi 481,000 vizitorë në vitin 2021.

Turizmi mund të shihet dhe dëgjohet në pamjen rrugore të qytetit, në Rrethin Arktik dhe në Aeroportin Rovaniemi, një nga aeroportet më të ngarkuara të Finlandës për sa i përket numrit të pasagjerëve Një nga atraksionet që e ka shndërruar Rovaniemin një nga qytetet më tërheqësë në botë është Fshati i Santa Klaus-it (finlandisht: Joulupukin Pajakylä) një park argëtimi që u hap atje gati 40 vjet më parë, në vitin 1985 dhe wshtw i lidhur me Parkun Tematik të Santa Klausit.

Në këtë vit Rovaniemi u shpall si vendlindja zyrtare e Santa Claus .Nw fakt shtëpia e parë origjinale e Santa Claus ishte zona e Korvatunturi Korvatunturi është një mal në Lapland, në kufirin midis Finlandës dhe Rusisë. Pjesa e saj finlandeze është brenda Parkut Kombëtar Urho Kekkonen dhe ndodhet nw bashkinë Savukoskit. Në finlandisht, emri Korvatunturi do të thotë “vesh i rënë”, duke iu referuar profilit të veçantë të malit.Korvatunturi është i mbuluar nga një pyll i dendur me pisha, dhe i rrethuar nga liqene të ngrirë, dhe ndodhet në një peizazh mbi të cilin bredhin qindra mijëra drerë. Korvatunturi njihet më së miri si shtëpia e personazhit legjendar të Babait të Krishtlindjeve( Santa Klaus) ose Joulupukki siç emërtohet në finlandisht apo Julgubben suedisht.

Sipas folklorit finlandez, ky territor thuhet se është vendndodhja e punishtes sekrete të të Babait të Krishtlindjeve( Santa Klaus), ku thuhet se prodhohen lodrat dhe paketohen dhuratat nga elfët. Të njohur për sjelljen e tyre të mirë dhe rolin e tyre si kujdestarë për shtëpitë, këta elfë thuhet se janë gjithashtu përgjegjës për parashikimin e e motit dhe udhëtimin e fundvitit për të shpërndarë dhuratat e Krishtlindjeve nëpër botë Gjithashtu njerëzit pohojnë se struktura në formë veshi të rrëzuar e këtij territori i lejon të dëgjojë dëshirat e çdo fëmije në Tokë.Për letrat drejtuar Babagjyshit të Krishtlindjeve ( Santa Claus), Korvatunturi ka kodin postar 99999 edhe pse të gjitha letrat e ardhura në këtë adresë dërgohen në fshatin Santa Claus në Rovaniem.

Në mediat kjo legjendë është përshtatur në filmin finlandez të vitit 2010 “Eksportet e rralla: Një përrallë Krishtlindjesh”. Në Fshatin e Santa Klaus-it (finlandisht: Joulupukin Pajakyläo) numri më i madh i turistëvë e sidomos ifëmijëve kanë dëshirë të shkojnë tek “ Zyra e Santa Klaus-it”( Santa Claus Office) që ndodhet brenda godinës kryesore të fshatit, ku ata mund të bëjnë fotografi dhe të bisedojnë me Santa Klaus. Megjithatë, Santa Klaus ka një “orar zyrtar” dhe ai mund të mos jetë në zyrë gjatë gjithë kohës edhe kur fshati është i hapur për vizitorët . Gjithashtu aty ndodhet edhe Zyra e Postës së Santa Klaus-it( Santa Claus Main Post Office ) ku vizitorët mund të lexojnë letrat e dërguara atij . Në fakt zyra është një Zyrë Postare që i përket Shërbimit Postar të Finlandës.

Në Fshatin Santa Klaus (finlandisht/suomi: Joulupukin Pajakyläo) ndodhet edhe Muzeu i Makinave të Borës( Santa Claus of Snoëmobiles ) që është një muze i cili paraqet historinë dhe evolucionin e makinave me dëborë në zonat e Arktikut. Një nga atraksionet e Fshatit të Santa Klaus-it (finlandisht: Joulupukin Pajakyläo) është vija e Rrethit të Arktikut që duket se kalon drejt e nga ky fshat ku një vijë e bardhë që tregon Rrethin Arktik është vizatuar aty dhe përshkon të gjithë parkun. Vizitorët që shkojnë atje konsiderohen se hyjnë zyrtarisht në zonën e Arktikut kur e kalojnë këtë vijë. Ajo përbën një vend ku njerëzit bëjnë foto të shumta megjithëse Rrethi Arktik është në të vërtetë 700 metra në veri të këtij fshati, në jug të aeroportit të Rovaniemit. Një fenomen që tërheq gjithashtu turistë të shumtë në këtë fshat është Aurora Borealis ose Dritat e Veriut.

Në rajonin e Laplandit në Finlandë, numri i shfaqjeve aurale mund të jetë deri në 200 në vit, ndërsa në Finlandën jugore, numri është zakonisht më pak se 20. që njihet gjithashtu si Aurora Borealis. Spektakti natyror mund të shijohet në një nga 150 ditët e vitit nga mesi i Gushtit deri në fillim të Prillit. Fenomeni shkaktohet nga grimcat e ngarkuara elektrike nga dielli që përplasen me molekulat e ajrit në atmosferën e Tokës dhe devijohen nga fusha magnetike e Tokës. Ky proces rezulton në emetimin e dritave shumëngjyrëshe, të dukshme gjatë natës. E gjelbërta është ngjyra më e zakonshme në këtë proces, ashtu sikurse ngjyra e kuqe, vjollcë, e verdhë , rozë e madje blu. Vendet më të mira për ta shijuar këtë spektakël janë maja e kodrës Ounasvaara-s në Rovaniem apo Parku i Arktikut të Santa Klausit(Santa Park Arktik World ).

Përtej lumit të qytetit Rovaniem është qendra e skive Ounasvaara ku që prej vitit 1927 ishin organizuar edhe sportet e para dimërore. Në majën e kodrës Ounasvaara ndodhen edhe disa prej vendbanimeve më të hershme të kësaj zonë. Një nga atraksionet e Rovaniemit është edhe ura Jätkänkynttilä me flakën e saj të përjetshme mbi lumin Kemijoki,bashkia e Rovaniemit, Salla Lappia, e cila shërben si teatër dhe sallë koncertesh ndërkhë që aty ndodhen edhe Qendra e Kongreseve dhe Biblioteka.Tre ndërtesat e fundit ( Salla Lapia, Qendra e Kongreseve e Biblioteka) janë projektuar nga arkitekti i njohur finlandez Alvar Aalto(03.02.1898-11.05.1976) . Ndërkohë Fshati Santa Klaus (finlandisht/suomi: Joulupukin Pajakyläo) është i lidhur edhe me Parkun Arktik të Santa Klausit ( finlandisht /suomi Santaparkissa) që është një park tematik për Krishtlindje dhe tërheq vizitorët në Rovaniem. Parku Arktik i Santa Klausit ( finlandisht /suomi Santaparkissa) u hap më 28 Nëntor 1998 dhe u krijua për të imituar shtëpinë në shpellë të Santa Klausit në rrethin Arktik. Parku Tematik i Santa Klaus ndodhet në një shpellë brenda një shkëmbi ku vizitorët zbresin përmes një porte të madh pasi hapësira fillimisht ishte projektuar si strehë mbrojtëse ndaj sulmeve ajrore. Kultura popullore finlandeze shpesh e përshkruan Santa Klaus ose joulupukki si një personazh që vjen nga zona e Lapland.

Aty gjithsecili mund të shijojë elementë të tillë a)Shfaqjen Magjike të Krishtlindjeve(Christmas Magic Shoë)b)Zyra e Babagjyshit( Santa Office) c)Zonja Gingerbread e)Bakery(Furra e Zonjës së Bukës me Xhinxher) f)Treni Magjik( Magic Train) d)Shkolla e Elfëve( Elf School) gj)Punishtja e Elfëve( Elf Workshop) h)Galeria e Akullit( Ice Gallery) i)Nënkalimi i Rrethit Arktik(Undercrossing of the Arctic Circle) j)Muzeu Arktikut( Artikum Museum) l)Zona Tregtare e Fabrikës ë së Lodrave (Toy Factory Shoping Area) m) Kota Hut Cafe gjithashtu u shërbejnë klientëve.Gjatë verës, Parki është e hapur nga mesi i Qershorit deri në javët e para të Gushtit. Ndërsa në sezonin e dimrit parku është i hapur nga fundi i Nëntorit deri në fillim të Janarit përmes një tarife hyrëse. Për cdo të rritur ka një biletë hyrëse 33Euro. Koncepti për ndërtimin e këtij parku u krijua nga kompania angleze Santaëorld Ltd. dhe kostoja e ndërtimit ishte 6.7 milionë euro.

Në pronësinë e saj u përfshinë edhe kompani finlandeze si Finnair, MTV, Sampo, Lasten Päivän Säätiö, Posti si edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Finlandës. Ndërkohë që prej 24 Marsit 2009 pronësia u transferua nga Santa’s Holding Ltd tek cifti i biznesmenëve finlandezë Ilkka dhe Katja Länkinen SantaPark ndodhet rreth 9 km në verilindje të Rovaniemit dhe 2 km nga Aeroporti i Rovaniemit ku ka fluturime të shpeshta nga Helsinki dhe qytete të tjera për në Rovaniem që ofrohen gjatë gjithë vitit. Gjithashtu transporti lokal ofrohet nga Santa’s Express një linjë autobuzash urbanë nga qendra e Rovaniemit ku udhëtimi zgjat rreth 15 minuta. Të dyja destinancionet si Fshati Santa Klaus (finlandisht/suomi: Joulupukin Pajakyläo) ashtu edhe Parku Arktik i Santa Klausit ( finlandisht /suomi Santaparkissa) për shkak të famës e vecorisë së tyre janë renditur shpeshherë si ndër destinacionet më të mira në botë Topworld International Destination

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…