“Rrugëtimi diplomatik Shqipëri-Turqi përgjatë një shekulli”

Një vepër me vlera në fushën e historisë diplomatike midis dy shteteve, të historiografisë shqiptare, turke por edhe asaj rajonale


Nga Prof.Asocc. Majlinda Peza Perriu

Është privilegj dhe kënaqësi të jesh në këtë ceremoni të promovimit të studimit: “Rrugëtimi diplomatik Shqipëri-Turqi përgjatë një shekulli100 VJET MARRËDHËNIE DIPLOMATIKE, që vjen sot në kuadër të 100 vjetorit të vendosjes së Marrëdhënieve Shqiptaro-Turke si dhe të 100 vjetorit të Republikës Turke, duke iu prezantuar opinionit publik, diplomatëve, historianëve dhe kërkuesve shkencorë të fushave të marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe studiuesve të politikës së jashtme. Një punim shkencor i veçantë në llojin e tij, duke analizuar ngjarje dhe momente me fokus historik, politik, social-ekonomik-arsimor, parë të gjitha këto në një këndvështrim relativisht të gjatë kohor.

Përzgjedhja e temës së studimit, rezulton një gjetje ambicioze, që më së shumti vjen nga rëndësia e marrëdhënieve të hershme ndërmjet dy popujve miq si dhe një procesi të gjatë bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve tona, themelet e të cilit u hodhën në Traktatin e Miqësisë së Përhershme. Në këtë kontekst, Studimi ka si qëllim, kërkimin shkencor në fushën e politikës së jashtme të shtetit shqiptar duke e interferuar këtë problematikë në kuadrin e marrëdhënieve bilaterale Shqipëri-Turqi. Për më tepër, një punim me karakter shkencor që merr në studim një periudhë kaq të gjatë (1 shekullore), ka munguar deri më sot.

Punimi i kësaj vepre sa monografike por aq edhe si manual në fushën e diplomacisë, të autorëve, Prof.Asoc.Dr. Ilir Kalemaj, Stefan Vuçani, Prof.Asoc.Dr.Lindita Latifi-Xhanari dhe Msc.Muharrem Deliu është punimi i parë që botohet në këtë formë dhe që prezantohet sot në kuadrin e studimeve në historiografinë shqiptare dhe turke. Ky punim ka si objekt studimi, historinë e marrëdhënieve diplomatike dhe social – ekonomike dhe arsimore midis dy vendeve parë kjo edhe në kontekstin e historisë së marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ballkanike.

Në këtë punim, pasqyrohen me vërtetësi Marrëdhëniet shqiptaro-turke të cilat kanë ndjekur një kurbë zhvillimi me ulje – ngritje e veçanërisht gjatë periudhës së Monarkisë Shqiptare sikurse dhe përgjatë dekadave të Luftës së Ftohtë, ku Republika e Turqisë dhe ajo e Shqipërisë ishin të vendosura në anë të ndryshme, respektivisht në Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Traktatin e Varshavës.

Një studim i arrirë shumëplanësh, duke i parë marrëdhëniet diplomatike Shqipëri – Turqi në disa këndvështrime interesante, analiza e konkluzione, që sjellin risi në disa aspekte themelore, duke marrë në konsideratë një gamë të gjerë çështjesh problemore që janë shtruar për trajtim, dhe duke pasqyruar përmes burimeve historike, marrëveshjet ndërshtetërore më të rëndësishme, të lidhura përgjatë një shekulli midis dy vendeve tona si në fushën politiko-diplomatike edhe atë socio-ekonomike.

Përmes një qasje krahasuese, evidentohen aktorët dhe faktorët; të brendshëm dhe të jashtëm, (objektivë dhe subjektivë), që ndikuan dukshëm në procesin e evoluimit të marrëdhënieve shqiptaro-turke, që kushtëzuan ecurinë dhe dinamikën e zhvillimit të këtyre marrëdhënieve me dritë-hijet e tyre dhe që në periudha të caktuara historike, shkonin përtej vullnetit reciprok të politikave të brendshme të dy shteteve, duke u kushtëzuar nga konjukturat rajonale dhe globale, sikurse dhe nga format e qeverisjes të implementuar në Shqipëri përgjatë rrjedhës së historisë 100 vjeçare (1923-2023).

Rëndësia e këtij punimi është tepër domethënës, për kohën dhe periudhën që po i paraqitet lexuesit. Kjo sepse vjen para opinionit publik në kremtimet e jubileut të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve tona, sikurse dhe të një bashkëpunimi dhe partneriteti strategjik në të tashmen që po jetojmë. Ndaj për hartimin e kësaj vepre, synimet që parashtron, për zhvillimin e objektivave të përgjithshme, të përmbajtjes në tërësi, metodave  të përdorura, transkriptimit apo në disa raste edhe kategorizimin e shënimeve, analizën e të dhënave, interesit që ofron, është bërë një punë voluminoze nga grupi i autorëve.

Pa dyshim, kjo monografi do të shërbejë shumë mirë si bazë e thelluar e studimeve të mëtejshme apo si konceptim i akademive të marrëdhënieve diplomatike, që përgadisin studiues të këtyre fushave dhe do të jetë një model orientimi për diplomatët e karrierës, për të thelluar edhe më tepër mbarëvajtjen dhe forcimin e marrëdhënieve diplomatike midis shteteve tona.


– Në këtë monografi, janë shkrirë shqyrtimi i burimeve arkivore, literaturës së shfrytëzuar, përmes analizës së fakteve dhe krahasueshmërisë së ngjarjeve më të rëndësishme  të historisë së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy shteteve, duke shfrytëzuar fondet e Arkivës së Ministrisë së Punëve të Jashtme në Shqipëri, Drejtorisë së Arkivave të Kryeministrsë Turke, të Ministrisë së Punëve të Jashtme Turke, Arkivit Qendror Shqiptar, por edhe fonde të ambasadave respektive. Krahas tyre është përdorur një literaturë mjaft e gjerë bazuar aktualisht në një numër të madh veprash bibliografike si dhe burime të shumta të literaturës akademike.

– Objektiviteti shkencor është parimi kryesor i qasjes së autorëve të këtij studimi ndaj  burimeve (faktologjike) arkivore dhe e interpretimit të mendimit historiografik të periudhave të ndryshme nga autorë vendas dhe të huaj.

Kombinimi i analizës me rrëfimin e qartë dhe bindës ka bërë që punimi të jetë i qartësisht  i kuptueshëm, i pasur në argumente dhe i arrirë përsa i përket synimit për një paraqitje shkencore të tematikës së trajtuar. Duke u nisur nga vlerat, origjinaliteti dhe rëndësia që ka botimi i një punmi të tillë mbi njohjen 100 vjeçare të marrëdhënieve shqiptaro-turke, si dhe për standartet e arritura dhe parametrat shkencorë me të cilat autorët, e paraqesin veprën e tyre mendojmë që opinionit publik kërkuesve shkencorë, historiane dhe politikanëve të të dyja vende po ju vjen në dorë një punim shkencor i arrirë dhe me vlerë duke shërbyer si një bazë e rëndësishme burimore për studime të metejshme.

Mesazhi i Mustafa Kemal Atatürk për mbretin Zog në vitin 1934: “Ne e duam popullin shqiptar, e konsiderojmë vëlla, nuk e shohim larg nesh. Ne dëshirojmë seriozisht dhe me vendosmëri që ai të forcohet dhe të përparojë si shtet dhe popull, të marrë fuqishëm dhe veçanërisht në mënyrë të pavarur dhe të sigurt vendin që meriton në Ballkan. Ai mund të jetë i bindur për këtë”, është sa aktual dhe sot pas kaq dekadash vijon të qëndrojë në thelb të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe partnerit tonë strategjik Turqisë, “Një Mik i mirë, që pa dyshim që vijon të na qëndrojë pranë edhe në ditë të vështirë”.

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…