BE mbështet ekonominë qarkulluese në Shqipëri

Projekti mbështet tranzicionin drejt një ekonomie rrethore dhe rritjes së gjelbër në Shqipëri


Bashkimi Europian mbështet zhvillimin e ekonomisë Qarkulluese në Shqipëri, si një sektor kryesor për të ardhmen e qëndrueshme të vendit.

Sipas një njoftimi të zyrës së Delgacionit të BE-së në Tiranë, “duke ricikluar dhe ripërdorur mbetjet, ne mund të ulim ndikimin tonë mjedisor dhe të krijojmë mijëra vende të reja pune”.

Objektivi i përgjithshëm i kësaj mbështetje është të kontribuojë në përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimin e ekonomisë qarkulluese.

Projekti mbështet tranzicionin drejt një ekonomie rrethore dhe rritjes së gjelbër në Shqipëri nëpërmjet një kuadri rregullator të përmirësuar, me kapacitete institucionale të forcuara dhe duke ofruar modele të gjelbra të biznesit.

Aksioni mbështet Qeverinë e Shqipërisë (QSH) në arritjen e objektivave kyç në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe rritjes së gjelbër ekonomike, konkretisht, përshpejtimin e transformimit në një ekonomi rrethore, përmirësimin e efikasitetit të energjisë, kontributin në krijimin e vendeve të punës dhe përmirësimin e shëndetit të qytetarëve. (ATSH)

Ekonomia Qarkulluese është një themel për të ardhmen e qëndrueshme të Shqipërisë dhe një fitore për të gjithë.

Duke…

Posted by European Union in Albania on Sunday, December 24, 2023

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!