Veliaj shërben drekën e Krishtlindjes për të moshuarit dhe njerëzit në nevojë

Kryetari i bashkisë së Tiranës zgjodhi të urojë festën duke u shërbyer drekën të moshuarve dhe njerëzve në nevojë në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi”.


Në qendrat sociale të Tiranës u shtrua dreka e ngrohtë e Krishtlindjes.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar edhe nga të rinj vullnetarë, zgjodhi të urojë festën duke u shërbyer drekën të moshuarve dhe njerëzve në nevojë në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi”.

Veliaj tha se vetëm nëse bëhemi të gjithë bashkë do të ecim përpara.

“Nëse ruajmë ritmin dhe rritemi të gjithë bashkë, atëherë do të kemi vërtet një qytet solidar, qytetin që kemi ëndërruar dhe për të cilin kemi punuar së bashku. Dua të uroj të gjithë besimtarët e krishterë për festën. Ne kemi punuar me të gjitha komunitetet, edhe me komunitetin mysliman, por më vjen mirë për komunitetin ortodoks që ka nisur puna për Kishën e Shën Prokopit te Liqeni, ka dalë mbi themele tani, dhe po ndërtohet siç ka qenë kisha e vjetër. Më vjen mirë që puna po ecën edhe te kisha katolike te “Rruga e Kavajës”, ndërsa në Këshill Bashkiak kemi miratuar edhe shtatoren e “Nënë Terezës” te Lapidari te Kodrat e Liqenit. Më vjen mirë edhe për Komunitetin protestant, ku kemi kishën në Kombinat. Jam vërtet me zemrën plot! Ditët më të mira i kemi përpara”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku dha mesazhin se shumica e njerëzve janë ata që punojnë dhe dhurojnë dashuri dhe jo ata që shajnë e mallkojnë.

“Për çdo një njeri që punon, janë 100 veta që e komentojnë, 100 vetë që e padisin, 100 vetë që e shajnë dhe mallkojnë. Por, lajmi i mirë është se ata nuk janë me shumicë. Lajmi i mirë është se shumica jemi ne. Njerëzit e mirë janë shumica, njerëzit punëtorë, që përveshin mëngët, njerëzit që duan që komuniteti, lagjja, qyteti, Shqipëria të ecë përpara. Këta janë shumica! Ne duhet të vazhdojmë të gjithë përpara, ndaj ju uroj gëzim, shëndet, mbarësi dhe vetëm të mira për familjen tuaj”, u shpreh Veliaj.

Në fund, ai falënderoi të gjithë vullnetarët dhe ekipin e Bashkisë së Tiranës që, si gjithmonë, solidarizohen, sidomos në ditë festash, dhe bëhen bashkë për t’u qëndruar pranë dhe për t’u falur dashuri të moshuarve dhe njerëzve në nevojë në këto ditë festash.

“Kur je bashkë me të tjerë, dhimbjet përgjysmohen dhe gëzimet dyfishohen. Besoj se fjala ‘bashki’ është një nga fjalët më bukura të gjuhës shqipe sepse shpreh se duke qenë bashkë realizojmë projekte, punë, plane dhe ëndrra, që ndoshta veç e veç nuk i bëjmë dot. Unë jam shumë i lumtur që sot kemi goca vullnetare nga shkolla jonë “Ardian Klosi”. Sot kemi jo vetëm nxënëse të mira, por edhe qytetare të mira që shërbejnë. Kjo ma mbush zemrën plot dhe ia bëj hallall gjithë mundin, gjithë stresin, gjithë debatet, gjithë këto sherret e politikës pse bëjmë shkolla dhe pse duhen pasur institucione arsimore në çdo cep të vendit. Sot e kam zemrën plot mirënjohje për të gjithë kolegët”, tha Veliaj.

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 25 % e buxhetit shkon për mbrojtje sociale

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se 25 % e buxhetit të shtetit shkon për mbrojtje…