Këshilli i Diasporës: Uran Ferizi do të vendosë ura të forta komunikimi mes Shqipërisë e Britanisë së Madhe

Uran Ferizi do të jetë ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë në Londër.


Akademiku Uran Ferizi, me një karrierë të shkëlqyer sa në Britani dhe në SHBA do të shërbejë në postin e diplomatit, që do duhet të vendosë ura të forta komunikimi mes Shqipërisë e Britanisë së Madhe, sidomos në çështjen madhore të emigracionit.

Kështu u shpreh sot Këshilli Koordinues i Diasporës, në një postim në rrjetet sociale.

“Ferizi i përket atij grupi të komunitetit që sakrifikon pa hezitim të lërë mënjanë arritjet e tij në fushën profesionale për t’i shërbyer të dy vendeve ku është brumosur”, theksoi Këshilli Koordinues i Diasporës.

Sipas këtij këshillim, me angazhimin e ri në sferën diplomatike, Ferizi jo vetëm që merr përsipër rolin e përgjegjshëm të përfaqësimit të interesave kombëtare të Shqipërisë e shqiptarëve, por njëkohësisht do të shërbejë në vendin ku iu ofruan shanset e edukimit e të kualifikimit, duke shpërblyer sot atdheun e tij të dytë, një detyrë që kontribuon në të mirën e dobishme të dy vendeve.

“Ne falënderojmë Britaninë e Madhe për faktin që një Britaniko-Shqiptar, me një bagazh të gjerë të botëkuptimit jo vetëm të komunitetit Shqiptar por edhe atij Britanik, është pranuar pa paragjykim të kryejë detyrën e tij. Tipari më i mrekullueshëm i emigrantëve është dashuria dhe respektimi i thellë i të dy vendeve që u përkasin”, u shpreh Këshilli Koordinues i Diasporës.

Ky këshill ka objektiv prioritar evidentimin e vlerave si dhe mbështetjen e vazhdueshme të diasporës shqiptare, do të mbetet zëri i fuqishëm e i paanshëm për sigurinë e drejtësisë ndaj shqiptarisë kudo në botë.

“Ne festojmë arritjet e emigrantëve shqiptarë, të cilët me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica, ia kanë dalë të jenë të suksesshëm në botë dhe të japin kontributin e tyre të çmuar”, tha Këshilli Koordinues i Diasporës.

Uran Ferizi do të jetë ambasadori i ardhshëm i Shqipërisë në Londër.

Qeveria britanike dhuron pajisje imazherike të teknologjisë së lartë për Policinë shqiptare

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i dhuron Policisë shqiptare, pajisje imazherike të teknologjisë së lartë, me vlerë mbi 18 000…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Qeveria britanike dhuron pajisje imazherike të teknologjisë së lartë për Policinë shqiptare

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar i dhuron Policisë shqiptare, pajisje imazherike të teknologjisë së lartë, me vlerë mbi 18 000…