Ndahet nga jeta udhëheqësi historik i CDU, Balla: Schäuble dashamirës i Shqipërisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të udhëheqësit historik të CDU-së në Gjermani, Dr. Wolfgang Schäuble.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të udhëheqësit historik të CDU-së në Gjermani, Dr. Wolfgang Schäuble.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Balla deklaron se Schäuble ka qenë një dashamirës i madh i Shqipërisë.

“Kam patur mundësinë të takohem me zotin Schäuble disa herë gjatë kohës kur ai ishte President i Bundestagut dhe të kuptoj pa asnjë dyshim dashamirësinë e tij ndaj vendit tonë”, shkruan Balla, duke shtuar se Dr. Schäuble ishte një politikan kalibri me një karrierë gjysëm shekullore si deputet, ministër dhe President i Bundestagut.

Si Ministër i Brendshëm i Gjermanisë Perëndimore ai nënshkroi në Gusht 1990 Traktatin e Bashkimit të Gjermanisë. Nëntë ditë pasi Gjermania u bashkua formalisht, ai u bë shënjestër e një atentati me armë gjatë një aktiviteti elektoral, prej të cilit iu desh të përdorte karrocën me rrota përgjithmonë, por kjo nuk e pengoi aspak të vijonte angazhimet e tij politike për të drejtuar më vonë edhe Unionin Kristian Demokrat, CDU.

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…