Kina, një treg me tërheqje të vazhdueshme për investime të huaja

Në vitin 2023, në Kinë janë zhvilluar shumë ekspozita dhe panaire, të cilat kanë ofruar dritare dhe kanale të shumta për investitorët e huaj


Nga Jiang Lei, CRI Online

Në mbledhjen qendrore për punën ekonomike të zhvilluar këtë muaj në Pekin, u vu në dukje që duhet të shtohet niveli i hapjes me standard të lartë dhe të krijohet marka “Investment in China” (Investim në Kinë). Kjo ka forcuar besimin e investitorëve të huaj për shtimin e investimeve dhe zgjerimin e biznesit në tregun kinez.

Sipas të dhënave statistikore nga Ministria e Tregtisë e Kinës, në 11 muajt e parë të vitit 2023, numri i ndërmarrjeve të reja me investime nga jashtë arriti 48 078, 36.2 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, dhe përdorimi real i investimeve të huaja shënoi vlerën 1.04 trilionë juanë. Këto shifra kanë vërtetuar qartësisht që Kina ende ka fuqi të madhe tërheqëse për investitorët globalë dhe “Investimi në Kinë” ende është një prirje kryesore.

Platforma të shumta mbështetëse

Në vitin 2023, në Kinë janë zhvilluar shumë ekspozita dhe panaire, të cilat kanë ofruar dritare dhe kanale të shumta për investitorët e huaj. Në ekspozitën e importeve CIIE të zhvilluar në Shangai në nëntor, është shënuar një rekord i ri i vëllimit të kontratave të nënshkruara, i cili është ngritur nga 57.83 miliardë dollarë më 2018 në 78.41 miliardë dollarë këtë vit.

CIIE është ekspozita e parë në rang kombëtar në botë që fokusohet tek importet. Zhvillimi i pandërprerë i kësaj ekspozite të madhe e ka shtuar më shumë besimin e kompanive ndërkombëtare, të cilat po integrohen aktivisht në zhvillimin ekonomik të Kinës.

Krahas CIIE-së, u zhvillua edhe ekspozita e parë ndërkombëtare për nxitjen e zinxhirit ndërkombëtar të furnizimit, ku janë nënshkruar mbi 200 marrëveshje të bashkëpunimit ndërkombëtar.


Foto nga VCG

“Vota pro” nga investitorët ndërkombëtarë

Sivjet kanë bërë vizita në Kinë një numër i madh i menaxherëve të lartë të kompanive ndërkombëtare, si “Tesla”, “JP Morgan”, “Apple”, “Qualcomm” etj. Ata kanë besim të qartë te tregu gjigant i Kinës, duke ndërmarrë strategji të lokalizuar për thellimin e investimeve të tyre në Kinë.

Më 22 dhjetor, “Tesla” shpalli që do të nisë zyrtarisht projektin e megafabrikës për rezervimin e energjisë. Ky është i pari projekt i tillë i “Tesla”-s jashtë ShBA-së dhe, sipas planit, ndërtimi do të fillojë në tremujorin e parë dhe do të vihet në përdorim në tremujorin e 4-t të vitit 2024. Kjo është një praktikë konkrete nga kjo kompani amerikane e besimit të plotë te tregu kinez. “Tesla” vazhdon bashkëpunimin e thellë me përfitime të ndërsjella në Kinë.

Të dhënat nga Ministria e Tregtisë e Kinës tregojnë që në periudhën janar-nëntor, investimet nga ekonomitë e zhvilluara kanë pasur rritje të shpejtë. Britania, Franca, Holanda, Zvicra dhe Australia në këtë periudhë kanë shënuar një ngritje të investimeve në Kinë përkatësisht me 93.9 %, 93.2 %, 34.1 %, 23.3 % dhe 14.3 %.

Në ekspozitën e 17-të ndërkombëtare të financave të zhvilluar në Shenzhen, institucionet dhe organizatat profesionale nga Britania, Skocia dhe Kolumbia krijuan pavijone ose sportele të posaçme, me synim që të krijojnë shkëmbime dhe lidhje me tregun kinez.

Zv.kryetari i Shoqatës së Ndërmarrjeve me Investime të Huaja të Kinës, Yuan Gaoqiang, u shpreh që Kina do të vazhdojë të krijojë një mjedis biznesi të orientuar nga tregu, me sundim të ligjit dhe të ndërkombëtarizuar, për zhvillimin e shëndetshëm të investimeve të huaja në Kinë. Synimi është i qartë: do të mbrohen të drejtat e ligjshme të ndërmarrjeve me investime të huaja, do të zgjidhen problemet e zhvillimit të tyre në Kinë, do të inkurajohet zgjerimi i bizneseve të tyre dhe do të nxitet përmirësimi i vazhdueshëm i investimeve të huaja.


Foto nga VCG

Investimet e kapitaleve janë në rritje

Përveç ndërmarrjeve të huaja, edhe kapitalet e huaja po i kushtojnë rëndësi të madhe tregut kinez e po futen në mënyrë të shpejtë në këtë megatreg, dhe institucionet me investime të huaja kanë krijuar zyra përfaqësimi në Kinë.

Në shkurt 2023, grupi i njohur amerikan i investimit të kapitaleve private “Hamilton Lane” ka hapur zyrtarisht zyrën e vet në Shangai, duke u bërë fondi i parë S (fond investimi kapitalesh private i tregut të kategorisë B) i krijuar në Shangai nga një partner i huaj i kualifikuar (QFLP). Grupi i Singaporit “True Light Capital” e ka vendosur zyrën e vetme përfaqësuese jashtë Singaporit në distriktin Jing’an të Shangait, me synim për investime me cilësi të lartë në tregun kinez.

Në vitin 2023, një tjetër burim “i nxehtë” investimesh ka qenë Lindja e Mesme. Në kuadër të 10-vjetorit të paraqitjes së nismës “Një brez, një rrugë”, Kina ka nënshkruar dokumente bashkëpunimi me të 22 vendet arabe dhe Lidhjen e Vendeve Arabe.

Të dhënat e fundit tregojnë që në vitin 2022, tregtia Kinë-vendet arabe shënoi një shifër mbi 430 miliardë dollarë, dyfish më shumë se në vitin 2012. Ndërsa inventari i investimeve të drejtpërdrejta të dyanshme mes dy palëve i ka kaluar 30 miliardë dollarët, 3 herë më shumë se 10 vjet më parë.


Foto nga VCG

Më 2023, kapitalet nga Lindja e Mesme kanë blerë vazhdimisht prona kineze dhe kanë pasur bashkëpunim të shpeshtë me institucionet financiare e ndërmarrjet kineze. Deri tani, dhjetë fonde sovrane nga ky rajon menaxhojnë rreth 4 trilionë dollarë amerikanë, 40 miliardë dollarë prej të cilëve në tregun kinez. Parashikohet që, në të ardhmen, shifra do të rritet në 1 trilion dollarë.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…