
Mirëmbrëma!
Nata vjen me një
“Mirëmbrëma”,
engjëjt sjellin përgjithmonë
zhdukjen e heshtur
të çmendimit,
ardhjen e orëve të para
të agimit!

Nga Isidor Koti
Mirëmbrëma!
Tani qetësohu
dhe thuaj “Mirëmbrëma!”,
që të ndizen ato
pak drita të zbehta,
të derdhet djersë e ftohtë
ndër pantallona,
dhoma solemne përkon
me orët tona.
E sheh, këto mure
janë pa barrikada,
ashtu të kredhur
me portret për qafe,
më tej është shtrati
që vjedh botën,
zërat e fjetur
janë fshehur nën sofër.
Pesha e trupit të rëndë
po shtohet,
shuhet ngadalë
drita si qëmoti,
vjen e ikën,
po ngrin nga të ftohtit,
çdo gjë është parathënë
të jetë në dorë të Zotit.
Nata vjen me një
“Mirëmbrëma”,
engjëjt sjellin përgjithmonë
zhdukjen e heshtur
të çmendimit,
ardhjen e orëve të para
të agimit!
IS.KO.