Hasani: Shqipëria dënon sulmin ajror të pajustifikuar të Rusisë në Ukrainë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka reaguar për sulmin e ndodhur këtë të premte në Ukrainë.


Shqipëria dënon sulmin e pajustifikuar të Rusisë në adresë të Ukrainës, duke shkaktuar edhe viktima.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, përmes rrjeteve sociale ka reaguar për sulmin e ndodhur këtë të premte në Ukrainë.

“Sot Ukraina u përball me sulmin më të ashpër ajror nga Rusia deri më tani. Raketat dhe dronët e panumërt shënjestruan pamëshirshëm infrastrukturën civile, duke shkaktuar shkatërrime të parikuperueshme dhe humbje tragjike të jetëve të pafajshme”, shkruan Hasani.

“Shqipëria dënon ashpër këto sulme të pakuptimta dhe të pajustifikuara nga Rusia”, përfundon Hasani.

Disa qytete të Ukrainës u goditën nga sulmet ruse, duke përfshirë Kharkiv (verilindje), Lviv (perëndim) dhe Odessa (në jug).

Hasani me ministrin francez për Evropën: Avancojmë objektivat e Komunitetit Politik Evropian në samitin e Tiranës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot ministrin francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani me ministrin francez për Evropën: Avancojmë objektivat e Komunitetit Politik Evropian në samitin e Tiranës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur sot ministrin francez të Deleguar për Evropën, Benjamin Haddad